TIRANE- Një ditë pas vrasjes së 45 vjeçarit Fatmir Pula policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e 5 prej autorëve të krimit që ndodhi në Krujë ndërkohë që ka shpallur një tjetër në kërkim. Pula i cili punonte në një biznes që kishte në Kamëz u vra vetëm 80 metra larg shtëpisë së tij teksa po kthehej, pasi autorët kishin si qëllim ta grabisnin.
Admir Haka, Hektor Haka, Aleksandër Haka, Hekuran Boci dhe Olti Metuku kanë rënë në prangat e policisë pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kishin vendosur grabitjen e Fatmir Pulës. Ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e Elton Cekës
Policia ka bërë të mundur zbardhjen e dosjes së krimit në të cilën tregohet skenari i gjithë ngarjes. Olti Metuku e ka mbajtur nën vëshgim viktimën në momentin që ai ka dalë nga lokali dhe ka lajmëruar autorët e tjerë. Herton Haka, vëllai i Admir Hakës, ka qenë i fshehur në kthesën që të çonte në banësen e viktimës, nga fshati Nikel për në Zezë dhe ka njoftuar dy autorët e tjerë që makina në të cilën ndodhej viktima po vinte në drejtim të tyre.
Ndërkohë Elton Ceka dhe Admir Haka, të dy të armatosur, Elton Ceka me një armë zjarri automatik dhe Admir Haka me pushkë, i kanë bllokuar rrugën viktimës me thasë me shkarpa dhe Elton Ceka ka qëlluar me 4 plumba me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasit Fatmir Pula, i cili ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se Aleksandër Hakaj i ka furnizuar me fishekë autorët, i ka strehuar natën e krimit, dhe njëkohësisht ka mbajtur edhe armët e krimit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një armë zjarri automatik model 56 kalibër 7.62;
• një pushkë model 63;
• 4 copë fishkë luftarakë.
Ndërkohë Admir dhe Herton Haka janë vëllezër dhe njëkohësisht komshinj me viktimën. Aleksandër Haka është djali i xhaxhait të Admirit dhe Hertonit, Hekuran Boci dhe Olti Metuku janë kunetërit (burrat e motrave) të shtetasve Admir dhe Herton Hakës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale Vjedhje me pasojë vdekjen kryer në bashkëpunim”

Viktima Fatmir Pula
Dëshmitë , Banorët: Nuk pamë e dëgjuam asgjë momentin e krimit
Burime nga policia bëjnë me dije se mes të shoqëruarve në polici kanë qenë edhe ata persona të cilët banojnë në afërsi të vendit të ngjarjes. Sipas burimeve, mësohet se këta dëshmitarë janë shprehur para oficerëve të policisë se nuk kanë parë e dëgjuar ndonjë detaj mbi vrasjen e bashkëfshatarit të tyre, 44-vjeçarit Fatmir Pula. “Ishe pak vonë kur ne e morëm vesh çfarë kishte ndodhur. As nuk kemi dëgjuar e as nuk kemi parë gjë rreth kësaj skeme. Gjithçka u mor vesh kur në vendngjarje kishte efektivë policie të shumtë”, mësohet të jenë shprehur disa nga banorët.
/Shqiptarja.com

VIDEO