Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Tapizë, në Krujë ku një mjet tip 'Audi; ka përplasur për vdekje një 66- vjeçar.

Viktima Nazif Zeneli, ishte banor i zonës dhe ka qenë duke kaluar rrugën kur është goditur nga audi i cili udhëtonte me shpejtësi të lartë, ndërsa drejtuesi ka qenë 19 vjeçari Kleo Malja.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Krujë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.