Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve në Krujë.

23-vjeçari me iniciale E.S. banues në Fushë-Mamurras dyshohet se ka kryer 8 vjedhje në disa banesa të zonës gjatë muajve të fundit.

Ai ka marrë sende me vlerë, bizhuteri dhe shuma të konsiderueshme parash.

Grabitjet që dyshohen se janë kryer nga 23-vjeçari:

Më datë 26.08.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit O. Xh., rreth 30.000 lekë.

Më datë 26.08.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases R. M., rreth 30.000 lekë, 2 aparat celular dhe bizhuteri floriri.

Më datë 15.12.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. L., një laptop.

Më datë 27.11.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit L. P., rreth 30.000 lekë dhe një televizor.

Më datë 19.10.2020, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit Sh. Z., por pasi është pikasur nga pronari i shtëpisë është larguar.

Më datë 10.10.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit T. Gj., rreth 70.000 lekë.

Më datë 13.07.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases A. D., disa sende shtëpiake.

Më datë 13.08.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. C., rreth 3 milion lekë dhe bizhuteri floriri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.