Fshati Halil në rrethin e Krujës me afro 3000 banorë vuan prej më shumë se 16 vitesh mungesën e ujit të pijshëm.
Ndër vite fshati si burim të vetëm uji ka patur një burim natyral që rridhte një rrëke uji tek i cili gratë e fshatit qëndronin në radhe tërë natën për të siguruar një sasi uji sado të vogël për të pirë, ndërsa për të larë rrobat, gratë shkojnë në liqenin e Bacungut.
Por thatësira e jashtëzakonshme ka tharë plotësisht këtë burim sado të vogël që nuk i ka plotësuar kurrë nevojat e banorëve.
Po ashtu banorët thonë se edhe ato puse që janë në fshat janë tharë të gjithë.
Kjo situatë alarmante e mungesës së ujit në këtë fshat vazhdon jo më pak se prej 16 vitesh, madje shumë banorë thonë se ka 3 dekada.
Ato kërkojnë nga qeveria dhe pushteti lokal që të marrë masa për zgjidhjen e këtij problem jetik.
“40 vjet që jam këtu, që banoj në këtë lagje, nuk kemi patur ujë, asnjë furnizim as ujësjellës, asgjë”shprehet një banor
“Kemi shkuar 100 herë, na kanë parë, por kush pyet për atë punë.Pa ujë pa gjë”
“Puset nuk kanë ujë janë tharë komplet, jemi duke mbushur ujë me bote, ku ti gjejme. 16 vjet kam unë këtu, nuk ka pikë uji” rrëfen një banor.
“U bënë 40 vjet që jam martuar dhe nuk kam pik uji, vetëm kur bie shi, bie uji, ose s'kemi ujë . Rrobat i lajmë nëpër përronj” shton një tjetër banore.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO