Krujë, gjendet i vetëvaruar i
dënuari për vrasjen e nënës së tij

Krujë, gjendet i vetëvaruar i<br />dënuari për vrasjen e nënës së tij
KRUJË - Gjendet i vetëvaruar në spitalin e burgut të Krujës, Tonin Biba, i cili që nga viti 2001 ishte dënuar për vrasjen e nënës së tij, Marte Biba. Policia e Krujës ka bërë të ditur se, në orën 00:40 minuta të ditës së sotme, kanë marrë njoftimin se është gjetur i vetëvaruar në dhomën e tij në burgun e Zaharisë i cili është spital për të sëmurët mendorë, 44-vjeçari Biba, nga Skuraj i Kurbinit. Trupi i pajetë u zbulua nga punonjësi i sigurisë gjatë kontrollit fizik të dhomave, rreth orës 23:30.

Në momentin e ngjarjes, Biba ndodhej në dhomën Nr.5, Sektorin A, Kati i II-të, ku trajtohen shtetasit me masën mjekësore ”Mjekim i Detyruar”. Menjëherë pas konstatimit të aktit të vetëvarjes, është ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë nëpërmjet mjekut të Institucionit, por me gjithë përpjekjet e bëra nuk pati asnjë mundësi për ta rikthyer në jetë.

Menjëherë kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje dhe mendohet se, vetëvarja ka ndodhur në një gjendje të rëndë psikologjike e të dënuarit, i cili nuk vizitohej nga familjarët e tij që pas krimit, kur në 5 shkurt të vitit 2001, kishte vrarë me thikë të ëmën e tij.  

Pas vrasjes, Tonin Biba ishte arrestuar dhe Gjykata e Kurbinit në datën 1 qershor 2001 e kishte dënuar me masën e “shtrimit të detyrueshëm në spitalin pasikiatrik”. Kjo pasi nga aktet mjeko-ligjore ai ka rezultuar i papërgjegjshme
 
SI NDODHI VRASJA NË VITIN 2001
Në Skuraj të Kurbinit vret nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur në 5 shkurt të vitit 2001. Sipas policisë, vrasja është kryer me thikë, kur Tonin Biba ka qëlluar nënën e tij, Marte Biba, në qafë. Dhoma ku kishte ndodhur vrasja ishte gjetur e mbytur në gjak ne momentin qe kane arritur ekspertët e policisë.

Viktima ishte rrëzuar në një divan në dhomën e ndenjes. Pas krimit autori i vrasjes ishte larguar. Familjaret kishin dëgjuar vetëm britmën e gruas dhe më pas kishin parë djalin të ikte me vrap nga një prej dritareve të shtëpisë.
 
"Më datën 6 shkurt 2001, në komisariatin e Policisë Kurbin është njoftuar rreth orës 9 të mëngjesit se në fshatin Skuraj të Kurbinit është vrarë shtetësja Marte Biba. Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor i cili pas veprimeve të para konstatoi se më datën 5 shkurt 2001, rreth orës 15 është vrarë me armë të ftohtë shtetësja Marte Biba, 67 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në banesën e saj.

Dhe si autor rezulton të jetë i biri, Tonin Biba, 32 vjeç, lindur e banues në Skuraj, ku sipas deklarimeve të familjareve ky shtetas vuan nga probleme psikike prej kohësh. Pas kryerjes se krimit, autori është larguar në drejtim të paditur. Mbas veprimeve të forcave të policisë Kurbin u bë i mundur që shtetasi Tonin Biba të ndalohej rreth orës 21:00 të datës 6 shkurt. Materialet i kaluan prokurorise se rrethit", - thuhet në njoftimin e policisë, të bërë në datën 6 shkurt 2001.

Lajmi fillimisht u publikua në orën 10:30, dhe u përditësua
 
Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia