Nuri Hysa banues në fshatin Cudhi u arrestua, pasi në vendin e quajtur “Kroji I Madh” gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz, në pjesën e bagazhit dhe sediljet e pasme, u gjetën dhe u sekuestruan 8 thasë me 46.5 kg kanabis.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij, P. Hysa 32 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/ 2 të Kodit Penal.
[gallery]23506[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com