Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kameras në Fushë-Krujë pas një konflikti me një 22-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së 28 gushtit, ku Erald Nika pas një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë M. K 18 vjeç, banues në fshatin Kameras.
I plagosuri është qëlluar me 2 plumba dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërkohë që policia arrestoi në flagrancë autorin ngjarjes, i cili është me precedentë të mëparshëm penalë.
Policia ka sekuestruar armën e krimit, një pistoletë me mulli pa numër dhe dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale"Vrasja me dashje"e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenet 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com