Fakti që kishte plagosur rëndë tre persona, gjë për të cilën ishte dënuar nga gjykata me 6.8 vite burg, nuk e ka penguar 35- vjeçarin, Genc Koçi, që për 9 vite ti shpëtojë arrestimit.
35- vjeçari është vënë në pranga ditën e sotme nga Policia e Krujës, në vijim të operacionit të bluve për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
I arrestuari Genc Koçi, është dënuar nga gjykata për veprën penale “Vrasje në rrethana të cilësuar kundër dy ose më shumë persona mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Koçi, banues në fshatin Zezë të Krujës, në 1 nëntor të vitit 2008 në qytetin e Krujës, në bashkëpunim me H.C, i cili është arrestuar ditën që ka ndodhur ngjarja, ka qëlluar me armë ndaj tre personave, të cilët janë plagosur rëndë.
Njoftimi i policisë
Kapet një shtetas I dënuar me 6 vjet e 8 muaj për veprat penale"Vrasje në rrethana të cilësuara kundër dy ose më shumë personave mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë penale kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:
• Genci Koçi 35 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Vrasje në rrethana të cilësuara kundër dy ose më shumë personave" e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” parashikuar në nenet 79/dh, 22, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Koçi, më datë 01.11.2008, në Krujë, në bashkëpunim me shtetasin H.C. (I arrestuar ditën që ka ndodhur ngjarja) ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre shtetasve, A.B. , F.K. dhe L.K. të cilët janë plagosur rëndë.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com