KRUJË – Policia e Krujës ka prishur dje, 16 furra për djegien e gëlqerës në Krujë dhe në Nikël, duke mbështetur kështu Ministrinë e Mjedisit. Lajmin e ka bërëtë ditur,. Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit.
Sipas saj, 10 policë dhe dy mjete shembën furrat amatore, që shpërndanin tym toksik në ajër dhe që kishin shkelur për të disatën herë, ligjin.
Furrat e aktivizuara të gëlqeres u denoncuan jo më larg se pesë ditë më parë nga “Shqiptarja.com”; gazetari Julian Shota kritikoi institucionet përgjegjëse, që nga pushteti lokal i Krujës e deri tek Mjedisi, që duhet të ishin më vigjilentë ndaj këtij problemi gangrenë për banorët e zonës së Krujës dhe më gjërë.
Realisht, një nga vendimet e para të Ministrisë së Mjedisit, ka qenë ai për pezullimin e aktivitetit të 109 furrave të gëlqeres në Krujë që në muajin e parë të ngjitjes në pushtet, shtator 2013, të së majtës. Kjo Ministri, jo më larg se dje, gjobiti edhe dhjetra kryebashkiakë e kryekomunarë për mospastrimin e qyteteve dhe fshatrave nga mbeturinat.
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Krujë, rindizen furrat e gëlqeres, tymi ngrihet drejt Tiranës