KRUJË - Arrestohet në Krujë Shaqir Keqi, pasi akuzohet për mbajtje lëndësh që i shërbejnë shpërthimit me eksploziv. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur edhe armë e municione luftarake.
Policia e Durrësit ka bërë të ditur sot se, është arrestuar në flagrance Shaqir Keqi, 48 vjeç, për posedimin e një sasie te konsiderueshme municionesh luftarake. Në banesën e Keqit janë gjetur:
-800 cope fishekë automatiku model 56
-1 pushke automatike
-2 m fitil zjarr përcjellës
-23 kapsolla detonatorë qe shërbejnë për shpërthimin e lëndëve plasëse
Policia e Krujës në bashkëpunim edhe me strukturat e Drejtorisë së Policisë së Durrësit janë duke vazhduar punën në drejtim të goditjes së rasteve të mbajtjes apo përdorimit të lëndëve plasëse.
Pas arrestimit, dosja me materialet në ngarkim të 48-vjeçarit Keqi, i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Krujë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com