Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas një aksioni të policisë të koduar me kodin “Kontenieri”.
Në pranga kanë përfunduar Arben Balliu, 39 vjeç, banues në fshatin Kameras të Fushë- Krujës, ndërsa në kërkim është shpallur Sh.P, 42 vjeç, banues në fshatin Arrameras në Krujë.
Arben Balli është arrestuar në flagrancë, pasi është vënë në pranga brenda një kontenieri në fshatin Krasë, ku edhe janë sekuestruar 89 kilogramë kanabis.
89 kilogramët e Kanabisit janë gjetur të ndarë në 14 thasë.
Njoftimi i policisë:Specialistët e Seksionit për Narkotikët finalizojnë me sukses operacionin e koduar”Kontenieri”.
Sekuestrohen 89 kg Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe një pune hetimore të mirëorganizuar, ditën e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Kontenieri”.
U arrestua në flagrancë shtetasi:
•Arben Balliu 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë-Krujë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
• Sh.P. 42 vjeç, banues në Arrameras, Krujë
Më datë 23.08.2017, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vendin e quajtur Krastë, në afërsi të një guroreje, brenda një kontenieri u arrestua në flagrancë shtetasi A.Balliu pasi gjatë kontrollit të ushtruar në kontenier u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 14 thasë me peshë rreth 89 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
89.7%
-
Jo
6.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 369
Lajme të tjera
-
Pikë e re për kontrollin e ushqimeve në Portin e Durrësit! Krifca inspektim me ministrin italian Lollobrigida: Do kalojnë 1.4 mln tonë produkte në vit
31 Mars, 17:33
-
Programi italo-shqiptar i Konvertimit të Borxhit për zhvillim, hapa faza e dytë e aplikimit të projekteve! Ambasadori Bucci: Histori suksesi
31 Mars, 17:25
-
VIDEO/ Makina shpërthen në flakë në mes të Tiranës! Sot u ble nga një koncensionar makinash, por mjeti u bë shkrumb e hi
31 Mars, 17:18
-
Akuzat e Berishës për bashkëpunimin me Ballën për ligjin e dosjeve, reagon Alibeaj: Shpifjet në gojën e tij, një refren i njohur në politikën shqiptare
31 Mars, 17:12
-
Tiranë/ Gjendet një i moshuar i humbur në Kamëz, policia: Njoftoni 112 nëse keni dijeni për familjarët e tij! Dyshohet me probleme të shëndetit mendor
31 Mars, 17:08
-
Zbardhen prapaskenat, 2 futbollistët që shkarkuan Antonio Conten nga Tottenham
31 Mars, 17:03
-
Fatos Tarifa: Belind Këlliçi, tepër i vogël për një përgjegjësi kaq të madhe sa drejtimi i Tiranës
31 Mars, 16:59
-
U hodh dje nga kati i katërt i spitalit në Gramsh, ndërron jetë 66-vjeçari që po mjekohej tek ‘Trauma’ në Tiranë
31 Mars, 16:54
-
Skënderbeu 'prek' Superligën, Apolonia humbet pas tre ndeshjeve! 5 gola në Korçë
31 Mars, 16:51
-
Kievi: Nuk pranojmë armëpushim, do t'i jepte Rusisë të drejtën për të qëndruar në Ukrainë
31 Mars, 16:49
-
Giovanni Colella konfirmon 3 mungesat e Partizanit: Janë edhe 30 pikë, mund të rrëzohemi nga Superliga
31 Mars, 16:39
-
Radhë dhe fluks për abone studenti! Bashkia për Report Tv: Do e marrin të gjithë studentët, sportelet do të punojnë me orare të zgjatura
31 Mars, 16:34