Një bombol gazi ka shpërthyer sot në depon e një banese në Krumë.

Policia njofton se incidenti ka ndodhur rreth orës 9:00, teksa ka mbetur e dëmtuar e zonja e shtëpisë.

Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e incidentit janë shkaktuar dëme materiale në banesë dhe në një objekt pranë saj.

“Rreth orës 09:00, në qytetin e Krumës, në depon e banesës së shtetases Sh. D., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja Sh. D., e cila po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, si dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë dhe në një objekt në afërsi”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.