Një aksident tragjik ka ndodhur në Krumë ku si pasojë ka humbur jetën një shqiptar i Kosovës. 47-vjeçari drejtonte një mjet sportiv, i cili u përmbys aksidentalisht në livadhet e fshatit Domaj në Has.
I lënduar ka mbetur edhe vëllai i tij, 38 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Kukësit.
Njoftimi i plotë:
Krumë/Informacion paraprak
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç (drejtuesi i mjetit), ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.









Komente
Komento