Kryebashkiakët e Berishës morën pjesë në mbledhjen e Ramës, ironizon Kulluri: Rresht për një! Mosbindja civile sot arriti suksesin më të madh

Kryebashkiakët e Berishës morën pjesë në mbledhjen e Ramës, ironizon Kulluri: Rresht për një! Mosbindja civile sot arriti suksesin më të madh

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Evdin Kulluri

Pjesëmarrja e kryebashkiakëve të Sali Berishës në mbledhjen e sotme që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Shkodër, ka sjellë edhe reagimin e PD-së zyrtare.

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun, Edvin Kulluri ka ironizuar Berishën i cili vazhdimisht shprehej për ‘mosbindje civile’, ndërkohë që sot kryebashkiakët e dalë nga sigla e koalicionit të tij me Metën ishin të pranishëm në mbledhjen me Ramën.

Sipas Kullurit, ky detaj tregon se cili grupim i opozitës po bën pazare me qeverinë.

“Mosbindja civile arriti sot sukesin me te madh! Rresht per nje te Rama ne Shkoder! Natyrisht ne “emer te interesit te qytetareve” te bashkive Foltoriste! Gazi para, kryebashkiaket mbrapa! Kush po bën pazar me Ramën? Ai që gjen përgjigjen fiton një biletë te rreshti i parë poshtë ballkonit!”- shkruan Kulluri.

Një ditë më parë, Enkelejd Alibeaj kërkoi nga qeveria të dinte nëse po bënte ‘pazare’ me Rithemelimin për Reformën Zgjedhore, diçka për të cilën iu përgjigj ministrja Elisa Spiropali e cila tha se hamendësime të tilla, janë pa asnjë bazë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 09/03/2024 21:43

    Epike Kulluri po josh Spahine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare