TIRANË "Atë që bashkia nuk e bëri dot në 5 vite për nismën 'Tirana pa makina', u bë në 5 javë nga situata e COVID-19 duke pastruar ndjeshëm ajrin". Ky ishte mesazhi i Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj në një  intervistë për emisionin "Repolitix" me moderatorin Denis Minga në Report Tv. Veliaj tha se kjo situatë krijoji një qytet më të pastër dhe ishte treguesi më i mirë se shkaku kryesor i ndotjes së ajrit ishin makinat. Për këtë sapo situata t'i kthehet normalitetit, tha Veliaj do të sanksionohet edhe fundjava pa makina në Tiranë, që do të jetë në dobi të shëndeti tonë dhe fëmijëve tanë.

"Në Tiranë bëhen 800 mijë segmente me makina në ditë dhe 400 mijë prej tyre janë distanca të shkurtra, më pak se 1 kilometër në dyqane, farmaci, apo parukeri që mund ta bëni shumë mirë në këmbë ose biçikletë. Kemi kuptuar se stili  i jetesës mund të përshtatet me mirë me këtë dashuri për natyrën." tha Veliaj.

Veliaj sqaroi edhe lajmin e rëndë të publikuar në disa media online, se bashkia parashikon të vdesin nga COVID-19, 56 bebe deri në 1 vjeç. Bëhet fjalë për një tenderin nga Agjencia e Shërbimeve Funerale për blerjen e 136 arkivoleve, ku ndër të tjera thuhet edhe përballimin e COVID-19. Me tone të ashpra duke e cilësuar edhe fyese për jetën dhe familjarët që humbin të afërmit për shkak të virusit,  Veliaj i cilësoi 'lajme nga pronarë që duan t'i vendosin gjoba dhe godasin bashkinë për të përfituar tenderë'.

Veliaj sqaroi se bashkia ndër vite ka  mbuluar shërbimet funerale të endacakëve apo njerëzve të vetmuar, bebeve që lindin pa jetë dhe jetëve të humbura si pasojë e fatkeqësisë natyrore si tërmeti apo edhe situata e pandemisë dhe në tender përfshihen të gjitha këto dhe pandemia COVID-19, si një përgatitje në situatë lufte ku sjell me vetë dhe të papritura.

Kryebashkiaku iu përgjigj dhe akuzave të opozitës apo vetë kreut të PD, Lulzim Basha se në këtë situatë pandemi nuk ka dhënë një qese ndihmë për familjet në nevojë dhe nuk  është duke humbur pikë gjithmonë e më shumë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
'Në bashki e bëj vetë rolin e opozitës', Veliaj-Bashës: Nuk dhe një qese ndihmë për pandeminë

Deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha se po të zhvilloheshin zgjedhjet nesër qeveria pësonte katastrofë elektorale, kryebashkiaku Veliaj iu përgjigje me keqardhje se kjo opozitë po shkonte gjithnjë e më poshtë. Sipas Veliajt, për shkak të mungesës së një opozite të fortë i duhet që në bashki ta bëjë vetë atë rol për të korrigjuar sa më mirë punët. Në lidhje me përgjigjen ndaj pandemisë se qeveria dështoi, Veliaj tha se opozita është e vetmja që nuk dha një qese ndihmë në këtë situatë, në një kohë që zotëron prona pafund në Tiranë.

"Kundërshtari po shkon poshtë e më poshtë. Duhet një opozitë e fortë por nuk e kemi në dorë. Dhe këtë rol po e bëj unë aktualisht duke u munduar të shoh punën e drejtorive apo vartësve me skepticizëm apo kur një projekt nuk mbaron në kohë, gjë që duhet ta bënte opozita. Opozita jonë ka zgjedhur të ikë nga loja. Qeveria arriti në një kohë rekord të gjejë fondet dhe të rikuperojë dëmet nga tërmeti dhe pandemia. Kështu tha se Basha vjet se do na mundi lehtësisht, por nuk erdhi fare në zgjedhje. Ai i heq frikën vetës duke bërtitur nga kodrat e oligarkëve ku jeton, por edhe pse zotëron një pjesë të mirë të pasurive në kryeqytet dhe nuk ka dhënë ende një qese për ndihmë më vjen keq për ta por mua më duhet të kujdesem për qytetin", tha Veliaj.

Ora 22:21
Çdo bëhet me teatrin? Veliaj: Pas luftës nisin procedurat

 Kryebashkiaku Veliaj tha se pas përfundimit të luftës me pandeminë do të nisi dhe projekti i teatrit, i cili nuk ka ndryshuar dhe është ai që ka qenë.

"Projekti i teatrit nuk ndryshon jemi në një kohë lufte dhe nuk do fillojmë procedurat për teatrin, por kur të mbarojë kjo luftë do të nis dhe investimi në institucionet publike. Nostalgjia nuk është arsye për të mbajtur peng brezin e të ardhmes", tha Veliaj.

Ora 22:14
Blerja e arkivoleve, Veliaj: Lajmi i rremë dhe abuziv, është procedurë normale që bëhet çdo vit; bashkia mbulon shërbimet funerale edhe për të vetmuarit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar sot lajmin e dalë në disa media lidhur me kërkesën e bere nga Agjencia e Sherbimeve për blerjen e një numri arkivolësh. 
Në një intervistë për Report tv, Veliaj tha se Bashkia në detyrat e saj mbulon dhe kryen të gjithë shërbimin funerale për tre kategori të caktuara, sikurse janë ata që janë të vetmuar, foshnjat që lindin të pa jete, si dhe viktimat nga ndonjë fatkeqësi. Ai nënvizoi se Bashkia e Tiranës siç bën çdo vit për këto 3 kategori, ka bërë edhe këtë vit, por këtë vit është përfshirë dhe kategoria e atyre familjeve që fatkeqësisht kanë humbur një familjar për shkak të pandemisë.

Denis Minga: Z. Veliaj doja t’ju pyesja për një lajm që ka dalë sot në media për një kërkesë që ka bërë Agjencia Funerale e Bashkisë Tiranë, për një numër arkivolësh, përfshirë këtu edhe rreth 50 arkivolë edhe për fëmijë. Që lidheshin me sëmundjen e COVID-19, apo është një procedurë rutinë që ju ndërmerrni?

Veliaj: Kush abuzon me lajme të tilla, ka vetëm 2 mundësi: o është pa shpirt, o është pa tru. Ose mund të jetë edhe një mundësi e tretë, që është edhe pa shpirt,edhe pa tru. Se kjo është një temë shumë e dhimbshme, sidomos për familjet që kanë kaluar situata të tilla. Kush ka pasur nevojë për shërbimet funerale të Bashkisë së Tiranës, në 5 vitet e fundit, ka parë një dinjitet, një pastërti, një mbrojtje të territorit, një sigurim i sipërfaqeve, e jo krizat që kishim në mandatin e paraardhësit tim, ku mbaronte toka për shërbimet funerale dhe bëhej emergjencë kombëtare që s’kishte vende. S’keni parë kurrë një kryetar bashkie që të merret personalisht me shpronësimin dhe largimin nga territoret e Tufinës dhe të Sharrës të çdo zaptuesi. Shikojeni sesi është Tufina sot, e pastruar dhe e investuar; shikoni si është Sharra sot. Pse? Sepse unë besoj që një qytet i mirë i trajton të gjithë qytetarët me respekt, nga ai që lind dhe që i jep shporten e bebes dhe paketën bazë për t’i thënë mirë se erdhe në këtë qytet, tek ai që është nxënës dhe e paguajmë kur del me 10-ta, për t’i thënë që jemi shumë krenarë për 10-tat e tua, por sigurisht edhe për ata që largohen nga qyteti ynë. Ceremonitë funerale që mbulon Bashkia e Tiranës me vendime të Këshillit Bashkiak janë në 3 kategori  dhe më vjen keq sepse është mbrëmje dhe po të mos ishte për ata gazetarë dhe për ata pronarë pa tru, pa zemër, ose pa të dyja, që mundohen të vënë në presion kryetarin e bashkisë dhe vetëm kontrollojnë tenderët e bashkisë dhe nuk shohin asgjë tjetër, ne nuk do e bënim këtë bisedë. Por meqë më detyroni ta bëjmë këtë bisedë, janë 3 kategori:

Bashkia mbulon dhe kryen të gjithë shërbimin funeral për ata që nuk i merr familja në morg. Pra kryesisht ata që janë ose të vetmuar, ose të braktisur, ose endacakë, pra për njerëz që janë fillikat dhe këtë shërbim e kryen qyteti.

Kategoria e dytë, bëhet fjalë për disa raste shume speciale të bebeve që lindin të pajeta dhe në traumën e madhe ku një familje është përgatitur për gëzim dhe ndërkohë ndodh një gjëmë e tillë, që statistikisht, në 3 mijë e ca bebe që lindin në Tiranë, 40-50 në varësi të vitit lindin pa jetë, pra lindin prej një vështirësie ose të zemrës, ose të frymëmarrjes, dhe janë të ajo përqindje e vogël që familja që ishte përgatitur për gëzim dhe i vjen kjo traumë, të mos mendojë edhe për shërbimet funerale, prapë bashkia ka vendosur që këto shërbime mbulohen nga bashkia.

Kategoria e 3-të: Nëse është një gjendje lufte, nëse është një gjendje tërmeti, nëse është një gjendje pandemie, nëse është një gjendje katastrofe të jashtëzakonshme, në këtë rast Bashkia e Tiranës në fakt është e vetmja bashki në republikë, që këto familje që janë goditur nga kjo gjëmë në kshte të jashtëakonshme, të mos mendojë edhe për shërbimet funerale, këto i mbulon Bashkia e Tiranës.

Kështu që Bashkia e Tiranës, siç bën çdo vit për këto 3 kategori, ka bërë edhe këtë vit, por këtë vit është përfshirë dhe kategoria e atyre familjeve që fatkeqësisht kanë humbur një familjar për shkak të pandemisë. Për të mos iu rënduar edhe këtë barrë e kemi marrë përsipër. Sigurisht, tani ka spekulantë të cilëve iu kam lënë zotin. Unë e di kush janë, i njoh me emër me mbiemër. Më vijnë kërkesat e tyre për gjoba, por ju e dini fare mirë që Erion Veliaj nuk paguan gjoba. Kjo do të thotë që siç më goditën mbrëmë për tregun rom, nuk i lamë pa treg. Romët te Pallati me Shigjeta i zhvendosëm në një hapësirë të bollshme që të mbajnë distancë dhe jo në një rrugicë që secili të jetë te Covid-i i njëri tjetrit. Që edhe ata të jetojnë, por ama të mos rriskohet edhe qyteti, që edhe ajo vagërr në fytyrën e Tiranës, në kryqëzimin më të rëndësishëm të Selitës, ku kalon Unaza e Madhe, ku është imazhi i vendit. Romët kanë të drejtë të shesin, por në një vend për treg. Pra unë jam mësuar për goditje të tilla përditë. Jam personalisht i fyer me këta spekulantë. Unë e kuptoj kur këta godasin për tender, por kjo është një gjë shumë e ndyrë për ta bërë. Duke qenë se jemi në gjendje emergjence dhe duke qenë se prokurorimet publike duhet të autorizohen nga Agjencia e Prokurimit Publik, vetëm nën këtë suazë, pra të prokurimeve që ndodhin në gjendjen e emergjencës së Covid, ne nuk mund t'i themi, larg qoftë, ai familjar që do e ketë këtë fat të zi, që do të humbë jetën nesër. T'i themi: Më fal sepse ne i fillojmë prokurimet në qershor kur të mbarojë pandemia. Kjo është arsyeja pse Agjencia e Prokurimeve Publike, autorizoi edhe këto blerje, sepse edhe në kohë lufte duhet të paguhet energjia, pompat për të sjellë ujin duhen ndezur, edhe në kohë lufte duhen varrosur njerëzit. Ndaj ndihem i fyer që kam bashkëqytetarë në këtë qytet autorë të tillë mediash që për klikime, për like dhe për atë histerinë dhe llumin që del nga portalet, është gati të botojë çdolloj çudie. Ne do iu ofrojmë respekt kujtdo që ka nevojë për këtë lloj shërbimi për ditë fatkeqësie, siç ofrojmë shërbim dinjitoz edhe për ditë lumturie, nga lindja, te dhjetat, te martesat dhe celebrimet.

Unë kam 5 vjet që merrem me këtë punë, të gjithë e dinë që kriohen politiakne vetëm për të godsitur politikanë, unë qëlloj që jam ajo rracë politiakni që am marrë një angazhim publik, pak më intereson cila media merr bakshish që të prodhojë lajme të rrema, ka një zot që i gjykon, dhe një sovran që voton. Tani që u sqarua kjo kujton se do e përgënjeshtrojnë lajmin?

Këto familje kanë persona që kanë humbur jetën dhe në këtë rast shërbimi funeral mbulohet nga bashkia e Tiranës, por është bërë gjithmonë. U spekulua edhe me tenderin e arkivolëve, por ne jemi në  kohë lufte duhet të të përgatitemi edhe për këtë dhe ne nuk mund t'u themi njerëzve prit se do hapim tender për të kryer shërbimin funeral në momentin që fatkeqësia ka ndodhur. Kjo është fyese, ne do tregojmë respekt edhe në këtë ditë të hidhur për familje.

Ora 22:08
Taksa për hapësirën publike, Veliaj: Për aq kohë sa nuk përdoret është zero

Në lidhje me taksën për biznesin e vogël, kryebashkiaku Veliaj tha se bashkia ka vite që i ka hequr taksat për këtë kategori dhe e vetmja që merr një task është ajo për hapësirën publike, por për aq kohë sa kjo nuk përdoret në situatë COIVD-19, ajo është zero.

"Kjo vlen për taksat e qeverisë qendrore pasi bashkia i ka hequr taksat e bizneset të vogël. Është vetëm një kategori që merr hapësirën publike dhe për sa kohë ky bizneset nuk po e përdor, atëherë taksa do të jetë zero", tha Veliaj

Ora 21:53
'Punimet për modernizimin e Tiranës vijojnë',  Veliaj: Në një kohë normale sot Dogana do ishte inauguruar

Veliaj tha se për shkak të COVID-19, janë bllokuar shumë punime  dhe një prej tyre është ajo e rrethrrotullimit në Doganë, ku po të mos ishte për pandeminë sot do të inaugurohej.

"Nëse nuk do ishim bllokuar punimet te Dogana sot do të ishte inaugurim i saj dhe do ishte hapur qarkullimi në Tiranë. Do të doja të transformoheshim më shpejtë por është një pjesë e politikës që vijon të mbajë vendin zvarrë. Tek Universiteti Bujqësor do kishte mbaruar edhe ajo shkollë po të mos ishte për dhëndurët e ish kryeministrave. Humbën muaj të tërë kot, por puna po vijon sot. Aty do të ndërtohen dy shkolla me standarde për fëmijët e asaj zone. ka mbaruar segmenti i rrugës nga Kombinati në Vaqarrë dhe po bëjmë pyllëzimin anash saj, ku ka qenë varreza makinash. vendin e tyre do e zëri trotuar dhe gjelbërimi si dhe do të krijohet një stacion autobusi në atë zonë. Tirana jo vetëm do mundi pandeminë por edhe do të gdhihet shumë më e modernizuar", tha Veliaj

Ora 21:47
Veliaj: Kur të kthehemi në normalitet do sanksionojmë fundjavën pa makina

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha në Repolitix se me të kaluar pandemia e COVID-19, do të sanksinojë fundjavën pa makina, nisur nga fakti që sipas tij këto 5 javë karantine bënë atë që bashkia e Tiranës nuk bëri dot në 5 vjet.

"Qyteti ka qenë më i pastër, më i kthjellët dhe kemi kuptuar se ndotësi më i madh janë makinat. Në Tiranë bëhen 800 mijë segmente me makina në ditë dhe 400 mijë prej tyre janë distanca të shkurtra, më pak se 1 kilometër në dyqane, farmaci, apo parukeri që mund ta bëni shumë mirë në këmbë ose biçikletë. Kemi kuptuar se stili  i jetesës mund të përshtatet me mirë me këtë dashuri për natyrën. Sapo pastruam liqenin dhe mbollëm pemë u kthyer gjëja e gjallë. Pra duhet të krijojmë një balancë me natyrën. Kur thoja Tirana pa makina para 5 viteve, shumë njerëzi bënin gallatë, tani jam i lumtur për një gjë se ka një masë kritike kur thotë që ndoshta nuk e kanë pasur keq për më shumë këndë lojërash, më shumë sipërfaqe të gjelbra. Ajo që na u desh të bënim për 5 vite, sot u arrit në 5 javë dhe ditët pa makinë nuk janë të pamundura dhe nuk është e pamundur që fundjavën të lëvizim në këmbë apo me biçikleta. në momentin që do i rikthehemi  jetës normale do sanksionojmë fundjavën pa makina por j më nga halli por për një shëndet me të mirë e ajër më të pastër. Kur të kthehemi në normalitet do ta sanksionojmë si një rutinë që na bën mirë ne", tha Veliaj.

Ora 21:47
Veliaj: Më 4 maj pritet vendimi për shkollat, nëse hapet mund të kemi mësim me dy turne

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se nëse në 4 do të vendoset që shkollat të hapen, bashkia është gati për të bërë dezinfektimet por edhe për të garantuar zhvillimin e mësimit e dy turne, për të pasur më shumë distancë mes nxënësve. Megjithatë, Veliaj tha se duhet pritur ende të shihet se si epidemia do të sillet gjatë lehtësimit të masave.

"Kjo do të jetë në varësi të epidemisë se si do të vijojë. Dje kishim një Tiranë me zero raste dhe sot jemi me 3. Edhe në Shqipëri ka pasur luhatje njëherë 6 e njëherë 13, por trendi është në ulje dhe kjo është e mirë. Nëse do të vazhdojë ky trend, më datë 4 majë mund të kemi një vendim. Nëse shkollat do të hapen Tirana ka 300 institucione arsimore, ku do të bëhet dezinfektimi dhe mund të kemi dhe mësim me dy turne për të mos pasur mbipopullim të nxënësve. nëse vendoset për t'u hapur më 4 maj ne jemi gati", tha Veliaj.