Blerja e arkivoleve, Veliaj: Lajmi i rremë dhe abuziv, është procedurë normale që bëhet çdo vit; bashkia mbulon shërbimet funerale edhe për të vetmuarit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar sot lajmin e dalë në disa media lidhur me kërkesën e bere nga Agjencia e Sherbimeve për blerjen e një numri arkivolësh. 
Në një intervistë për Report tv, Veliaj tha se Bashkia në detyrat e saj mbulon dhe kryen të gjithë shërbimin funerale për tre kategori të caktuara, sikurse janë ata që janë të vetmuar, foshnjat që lindin të pa jete, si dhe viktimat nga ndonjë fatkeqësi. Ai nënvizoi se Bashkia e Tiranës siç bën çdo vit për këto 3 kategori, ka bërë edhe këtë vit, por këtë vit është përfshirë dhe kategoria e atyre familjeve që fatkeqësisht kanë humbur një familjar për shkak të pandemisë.

Denis Minga: Z. Veliaj doja t’ju pyesja për një lajm që ka dalë sot në media për një kërkesë që ka bërë Agjencia Funerale e Bashkisë Tiranë, për një numër arkivolësh, përfshirë këtu edhe rreth 50 arkivolë edhe për fëmijë. Që lidheshin me sëmundjen e COVID-19, apo është një procedurë rutinë që ju ndërmerrni?

Veliaj: Kush abuzon me lajme të tilla, ka vetëm 2 mundësi: o është pa shpirt, o është pa tru. Ose mund të jetë edhe një mundësi e tretë, që është edhe pa shpirt,edhe pa tru. Se kjo është një temë shumë e dhimbshme, sidomos për familjet që kanë kaluar situata të tilla. Kush ka pasur nevojë për shërbimet funerale të Bashkisë së Tiranës, në 5 vitet e fundit, ka parë një dinjitet, një pastërti, një mbrojtje të territorit, një sigurim i sipërfaqeve, e jo krizat që kishim në mandatin e paraardhësit tim, ku mbaronte toka për shërbimet funerale dhe bëhej emergjencë kombëtare që s’kishte vende. S’keni parë kurrë një kryetar bashkie që të merret personalisht me shpronësimin dhe largimin nga territoret e Tufinës dhe të Sharrës të çdo zaptuesi. Shikojeni sesi është Tufina sot, e pastruar dhe e investuar; shikoni si është Sharra sot. Pse? Sepse unë besoj që një qytet i mirë i trajton të gjithë qytetarët me respekt, nga ai që lind dhe që i jep shporten e bebes dhe paketën bazë për t’i thënë mirë se erdhe në këtë qytet, tek ai që është nxënës dhe e paguajmë kur del me 10-ta, për t’i thënë që jemi shumë krenarë për 10-tat e tua, por sigurisht edhe për ata që largohen nga qyteti ynë. Ceremonitë funerale që mbulon Bashkia e Tiranës me vendime të Këshillit Bashkiak janë në 3 kategori  dhe më vjen keq sepse është mbrëmje dhe po të mos ishte për ata gazetarë dhe për ata pronarë pa tru, pa zemër, ose pa të dyja, që mundohen të vënë në presion kryetarin e bashkisë dhe vetëm kontrollojnë tenderët e bashkisë dhe nuk shohin asgjë tjetër, ne nuk do e bënim këtë bisedë. Por meqë më detyroni ta bëjmë këtë bisedë, janë 3 kategori:

Bashkia mbulon dhe kryen të gjithë shërbimin funeral për ata që nuk i merr familja në morg. Pra kryesisht ata që janë ose të vetmuar, ose të braktisur, ose endacakë, pra për njerëz që janë fillikat dhe këtë shërbim e kryen qyteti.

Kategoria e dytë, bëhet fjalë për disa raste shume speciale të bebeve që lindin të pajeta dhe në traumën e madhe ku një familje është përgatitur për gëzim dhe ndërkohë ndodh një gjëmë e tillë, që statistikisht, në 3 mijë e ca bebe që lindin në Tiranë, 40-50 në varësi të vitit lindin pa jetë, pra lindin prej një vështirësie ose të zemrës, ose të frymëmarrjes, dhe janë të ajo përqindje e vogël që familja që ishte përgatitur për gëzim dhe i vjen kjo traumë, të mos mendojë edhe për shërbimet funerale, prapë bashkia ka vendosur që këto shërbime mbulohen nga bashkia.

Kategoria e 3-të: Nëse është një gjendje lufte, nëse është një gjendje tërmeti, nëse është një gjendje pandemie, nëse është një gjendje katastrofe të jashtëzakonshme, në këtë rast Bashkia e Tiranës në fakt është e vetmja bashki në republikë, që këto familje që janë goditur nga kjo gjëmë në kshte të jashtëakonshme, të mos mendojë edhe për shërbimet funerale, këto i mbulon Bashkia e Tiranës.

Kështu që Bashkia e Tiranës, siç bën çdo vit për këto 3 kategori, ka bërë edhe këtë vit, por këtë vit është përfshirë dhe kategoria e atyre familjeve që fatkeqësisht kanë humbur një familjar për shkak të pandemisë. Për të mos iu rënduar edhe këtë barrë e kemi marrë përsipër. Sigurisht, tani ka spekulantë të cilëve iu kam lënë zotin. Unë e di kush janë, i njoh me emër me mbiemër. Më vijnë kërkesat e tyre për gjoba, por ju e dini fare mirë që Erion Veliaj nuk paguan gjoba. Kjo do të thotë që siç më goditën mbrëmë për tregun rom, nuk i lamë pa treg. Romët te Pallati me Shigjeta i zhvendosëm në një hapësirë të bollshme që të mbajnë distancë dhe jo në një rrugicë që secili të jetë te Covid-i i njëri tjetrit. Që edhe ata të jetojnë, por ama të mos rriskohet edhe qyteti, që edhe ajo vagërr në fytyrën e Tiranës, në kryqëzimin më të rëndësishëm të Selitës, ku kalon Unaza e Madhe, ku është imazhi i vendit. Romët kanë të drejtë të shesin, por në një vend për treg. Pra unë jam mësuar për goditje të tilla përditë. Jam personalisht i fyer me këta spekulantë. Unë e kuptoj kur këta godasin për tender, por kjo është një gjë shumë e ndyrë për ta bërë. Duke qenë se jemi në gjendje emergjence dhe duke qenë se prokurorimet publike duhet të autorizohen nga Agjencia e Prokurimit Publik, vetëm nën këtë suazë, pra të prokurimeve që ndodhin në gjendjen e emergjencës së Covid, ne nuk mund t'i themi, larg qoftë, ai familjar që do e ketë këtë fat të zi, që do të humbë jetën nesër. T'i themi: Më fal sepse ne i fillojmë prokurimet në qershor kur të mbarojë pandemia. Kjo është arsyeja pse Agjencia e Prokurimeve Publike, autorizoi edhe këto blerje, sepse edhe në kohë lufte duhet të paguhet energjia, pompat për të sjellë ujin duhen ndezur, edhe në kohë lufte duhen varrosur njerëzit. Ndaj ndihem i fyer që kam bashkëqytetarë në këtë qytet autorë të tillë mediash që për klikime, për like dhe për atë histerinë dhe llumin që del nga portalet, është gati të botojë çdolloj çudie. Ne do iu ofrojmë respekt kujtdo që ka nevojë për këtë lloj shërbimi për ditë fatkeqësie, siç ofrojmë shërbim dinjitoz edhe për ditë lumturie, nga lindja, te dhjetat, te martesat dhe celebrimet.

Unë kam 5 vjet që merrem me këtë punë, të gjithë e dinë që kriohen politiakne vetëm për të godsitur politikanë, unë qëlloj që jam ajo rracë politiakni që am marrë një angazhim publik, pak më intereson cila media merr bakshish që të prodhojë lajme të rrema, ka një zot që i gjykon, dhe një sovran që voton. Tani që u sqarua kjo kujton se do e përgënjeshtrojnë lajmin?

Këto familje kanë persona që kanë humbur jetën dhe në këtë rast shërbimi funeral mbulohet nga bashkia e Tiranës, por është bërë gjithmonë. U spekulua edhe me tenderin e arkivolëve, por ne jemi në  kohë lufte duhet të të përgatitemi edhe për këtë dhe ne nuk mund t'u themi njerëzve prit se do hapim tender për të kryer shërbimin funeral në momentin që fatkeqësia ka ndodhur. Kjo është fyese, ne do tregojmë respekt edhe në këtë ditë të hidhur për familje.


Lajmi kryesor:

Veliaj në Repolitix: Pas pandemisë vendosim fundjavën pa makina! Ç'ka donim të bënim në 5 vite, ndodhi 5 javë karantinë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vajza e Majlinda Bregut bën publike lidhjen e dashurisë, kush ja ka 'marrë zemrën' Kejdës

Vajza e Majlinda Bregut bën publike lidhjen e dashurisë, kush ja ka 'marrë zemrën' Kejdës