Kryetar i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj është transferuar të dielën, nga qelia e paraburgimit, te dhomat spitalore që ndodhen po në burgun e Fierit, për shkak të një frakture në këmbë.
Veliaj kishte shprehur ankesa për mungesë të kujdesit shëndetësor ndaj tij pasi theu këmbën, kur ishte në paraburgimin e Durrësit gjatë një ndeshje futbolli. Aktualisht, Veliaj lëviz me ndihmën e patericave dhe merr qetësues për dhimbjet.
Avokati Plarent Ndreca, i cili thotë se e takoi Veliajn në dhomën spitalore, theksoi se ende nuk i është bërë një ekzaminim pavarësisht se kryebashkiaku kishte gati 2 javë që kishte kërkuar një vlerësim për gjendjen e tij
Avokati paralajmëroi se shpejt do të bëjë publike disa pjesë të tjera nga shënimet në letër të Veliajt, se si iu përgjigj kërkesave që sipas tij kryeministri i çoi në qeli përmes ministrit të Drejtësisë, pretendime këto të rrëzuara deri më tani nga Toni Gogu.
Edhe në raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, thuhej se gjendja e tij shëndetësore nuk u vlerësua kur u transferua nga Durrësi në Fier, më 28 tetor.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka dhënë njoftim zyrtar lidhur kohën e qëndrimit të Veliajt në spital apo trajtimin mjekësor që po merr.
Për transferimin e beftë, Veliaj përmes një letre akuzoi kryeministrin Edi Rama. Qytetari i parë i Tiranës thotë se ministri i drejtësisë Toni Gogu në vizitën e tij i kërkoi në emër të Ramës të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t’ia lërë atë Arbër Hajdarit, duke e kërcënuar me 100 vite burg nëse nuk pranon. Ministri konfirmoi takimin me Veliajn, por mohoi akuzat.

Avokati Plarent Ndreca ka ndarë detaje nga takimi me kryebashkiakun Erion Veliaj i cili ndodhet në spitalin e burgut të Fierit për shkak të frakturës në këmbë. Ndreca thotë se prej dy javësh është kërkuar zyrtarisht ekzaminimi mjekësor, por ende nuk është realizuar.
I pari i Tiranës i ka dorëzuar edhe disa faqe nga ditari i tij me përgjigjet që i ka dhënë ministrit të Drejtësisë në takimin e së premtes. Përgjigjet do të publikohen.
“Dola nga takimi me Erionin.
1. Erioni është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të këmbës së thyer, e cila kërkon ende rikuperim dhe trajtim mjekësor. Ndërkohë, po bëhen gati dy javë që kemi kërkuar zyrtarisht kryerjen e ekzaminimit të nevojshëm për të vlerësuar ecurinë e konsolidimit të frakturës. Deri më sot, ky ekzaminim nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek rikuperimin e tij.
2. Erioni më dorëzoi disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal, ku ka shkruar përgjigjet që i ka komunikuar Ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij. Këto përgjigje do t’i bëjmë publike”, tha Ndreca.
-
TE KISHTE THYER KOKEN ME MIRE....AJO I KA FAJET...
Përgjigju -
Nese arrin te arratiset nga burgu zoti Veliaj do jete Napoleon Bonaparti shqiptar ! Ne Shqipëri nuk eshte qudi jetojmë ne Netflix sdo quditeshim edhe sikur te arratisej ahaha !
Përgjigju







Komente
Komento