Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai: Kur isha 15 vjeç merrja 850 mijë lekë në muaj, tani e kam rrogën më të ulët

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai: Kur isha 15 vjeç merrja 850 mijë lekë në muaj, tani e kam rrogën më të ulët

Kryebashkiaku Erion Isai

Kryebashkiaku socialist i Kolonjës Erion Isai ka deklaruar se rroga e parë që ka marrë në jetë ka qenë më e lartë se ajo që merr tani në postin që ka.

Rrogën e parë, Isai thotë se e ka marrë kur filloi punë si aktor në emisionin e humorit “Portokalli” në moshën 15-vjeçare dhe se e ka patur 850 mijë lekë të vjetra në muaj. Tani në postin e kryetarit të bashkisë së Kolonjës, Isai thotë se ka rrogën më të ulët që ka marrë ndonjëherë gjatë jetës së tij, 680 mijë lekë të vjetra në muaj.

“Unë kam filluar punë në Top Channel që 15 vjeç edhe rroga me e ulët ka qenë atëhere se tani është rroga e kryetarit të bashkisë e ulët, por e mbaj mend dhe duhet ta them. I kam borxh gjithë rrugëtimin tim Dritan Hoxhës. Mua më ka zgjedhur Altin Basha në audicion. Javën e dytë që kisha filluar, kisha dalë me “Çuçkën” dhe ai vjen bën një mbledhje dhe përpara se të ikte më tha mua: “Si e ke emrin ti?” Unë ngela se 15-vjeç isha dhe vazhdoj mbaj rekordin si aktori më i vogël. I thashë unë: “Erion”. “Rrogë të plotë Erionit”, tha. Unë isha 15 vjeç dhe kam marrë atëherë që ishte fillimi, 850 mijë lekë rrogë në muaj. Tani është e kryetarit të bashkisë rroga më e vogël në jetë, që është 680 mijë lekë të vjetra.” tha Erion Isai në “Top Albania Radio”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 09/07/2021 18:06

    E paske rrogen sa 1 kapterr ushtrie hahahah.lapanjoz vertet mendon se e han njerzit qe ke rrogen aq??

    Përgjigju
  • lela: 08/07/2021 18:43

    Epo çfare beni, ngrofni karrigen e luani gjithe diten ne kompjuter, se asnje gje nuk beni... Te pakten ne "Portokalli" beje nje pune konkrete e te mateshme e qe kishte duk se ishe aty e beje prova e perpiqeshe per ti bere njerezit te zgerdhiheshin sa me shume. Po tani?!!.... Llogje e pallavra pa fund e beni gjoja sikur drejtoni... Pune muti...

    Përgjigju
  • Vlora: 08/07/2021 15:17

    Bravo te qofte Erion sepse asnje qe vete Kryetar Bashkie ve re rrogen qesharake.. Une qe marr mbi 130.000 neto vetem deputet mund te shkoj se administrata te tjerat jane pertoke turpp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja