Kryebashkiaku i Kukësit flet për herë të parë në Report Tv: Do jem njeri i punës, turizmi dhe infrastruktura prioriteti im! Emigrantët do nxis të investojnë në vendin e tyre

Pas fitores së thellë në Kukës, kryebashkiaku socialist Alber Halilaj tregon vizionin e tij për 4 vitet e ardhshme. Në intervistën e parë dhënë në Report Tv, Halilaj shfaqet ndryshe, mes natyrës së Kukësit në një bujtinë në fshatin Bicaj e cila në fakt personifikon edhe prioritetin e tij në drejtimin e Bashkisë së Kukësit, turizmin.

“Jemi në një bujtinë në Bicaj është një zonë shumë e bukur e papromovuar më parë por ka një fluks turistësh të paparë”, thotë Halilaj.

Për Report Tv, ai thotë se kuksianët bënë zgjedhjen e duhur, duke votuar një qytetar të Kukësit pasi janë të lodhur me ‘kryebashkiakët tranzit’.  Vetë Halilaj ka lindur dhe jeton në Kukës bashkë me familjen e tij.

“Unë jam banor i Kukësit, kam lindur në Kukës dhe jetoj në Kukës. Kukësi është bezdisur me njerëzit tranzit që s’kanë lidhje me Kukësin. Shumica kanë qenë me banim në Tiranë. Unë jetoj në Bicaj dhe kam punuar në administratë. Çdo problematikë që është prezent në Kukës e njoh më mirë dhe jam prezent me banorët dhe qytetarët për tu dhënë besim e vlerësim. Do jem prezent përballë këtyre problematikave dhe për të zgjidhur çdo hall të banorëve”, tha Halilaj për Report Tv.

Për emisionin ‘N’kohë’ me gazetarin Ermal Qori, Halilaj thotë se do jetë njeri i punës dhe do mbështesë çdo familje në nevojë. Turizmi do jetë prioritet, ndërtimi i infrastrukturës së munguar prej vitesh, mbështetja e biznesit apo edhe ulja e papunësisë.

“U garantoj që do jem njeri i punës i thjeshtë, që do jem pranë çdo familje në nevojë, pranë shumë problematikave”, thotë Halilaj.

I pari i kuksianëve veçon mikpritjen e familjeve, ndërsa thotë se bjeshkët e Kukësit po kthehen në një atraksion për të huajt.

“Kukësi si një qytet me probleme të trashëguara në infrastrukturë lidhur me këtë fakt ka ngec turizmi që duhej të ishte në nivelet më të larta se ca është sot. Trendi është rritës vit pas vit, me zgjidhjen e këtyre problemeve Kukësi po eksplorohet dita ditës nga cekë, polakë, anglezë. Kukësi është një vend shumë i bukur, i rrethuar nga uji e bukuri të rralla natyrore. Kryesorja ka të bëjë me cilësinë e gatimit dhe mikpritjen, që është A e çdo familje në Kukës”, tha Halilaj.

Projektet e para kryebashkiaku socialsit i ka gati dhe ndër më kryesoret është ndërtimi i rrugës që lidh Bjeshkët me Shitavecin.

“Me ndërtimin e rrugës së bjeshkës, lidh bjeshkët me Shitavecin. Do jetë unazë shumë e bukur dhe do ketë fluks të paparë të turistësh. Puna e parë do jetë ndërtimi i dy monumenteve një për Hasan Prishtinën, figura historike për Kukësin, do jetë afër pallatit të kulturës, si edhe vendosja e një statuje të luftëtarit të zonës së Kukësit para luftës së dytë botërore”, tha Halilaj.

Prioritet do të jetë edhe kthimi i emigrantëve në Kukës, të cilët thotë se do t’i nxisin që të vijnë dhe të investojnë në vendin e tyre.

“Në katër vitet na vazhdim do ketë mbështetje për kthimin e emigrantëve. Jam në bashkëpunim me ambasadën angleze, po negociojmë për të nxitur turizmin dhe emigrantët që janë kthyer për të hapur një biznes për të promovuar turizmin”, u shpreh Halilaj.

PS fitoi Kukësin me kandidatin, Albert Halilaj me një diferencë të madhe, 5594 vota, kundrejt kandidatit Emri Vata i cili garoi nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”  të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Konkretisht Albert Halilaj mori 13025 vota  ose 63.67% kundrejt Emri Vatës që mori  7431 vota, 36.33%.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dordomusi: 30/09/2023 00:05

    Ti rroje Çeti ketij se vallahiii…

    Përgjigju
  • Qytetari Kukes: 29/09/2023 22:53

    Bravo, nje djale i zones i pergatitur nga nje familje shume e rregullt, qe e njeh shume mire zonen , problemet qe jane ne Kukes, dhe me kryesorja qe nuk eshte hajdut, Kukesi do zhvillohet, ketu do jemi dhe do shikohet ndryshimi. Suksese Kryetar

    Përgjigju
  • gazmir: 29/09/2023 21:17

    Qe ti besh thirje emigranteve per investime eshte gje e mire por se pari duhen siguruar rruge,drita uji,Kukesi ka zona te bukura per te vizituara si per vere ashtu dhe ne dimer prandaj urime zoti kryetar se vetem me pune te ndershme populli te perkra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla