TIRANE- Kur kanë ngelur vetëm pak ditë nga marrja e mandatit të kryebashkiakut të ri Erion Veliaj, drejtorët në Bashkinë e Tiranës kanë filluar të japin dorëheqjet. E para që ka dhënë dorëheqjen ka qënë nënkryetaria e bashkisë së Tiranës Nevila Xhindi. Javën e kalur Xhindi paraqiti dorëheqjen e parevokueshme duke u larguar nga Bashkia e Tiranës. Dorëheqjen sipas burimeve të gazetës e ka dhëne edhe drejtori i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha.