Edhe pse jemi një vit larg zhvillimit të Kupës së Botës që do të zhvillohet në Brazil ankthi, stresi dhe lufta e fortë e deklaratave në distancë kane filluar mes vendasve dhe kundërshtarit më të fortë që është Argjentina.

Kryebashkiaku i Rios, Eduardo Paes ka deklaruar se nëse do të fitojë Argjentina do të vrasë veten.

“Nëse Argjentina do të jetë ajo që do të fitojë në tokën tonë Kupën e Botës, atëherë do të vras veten publikisht.

Argjentina ka lojtarin më të mirë në botë dhe Papën. Nuk mund të fitojnë gjithçka do të ishte fatkeqësi kombëtare për Brazilin” përfundoi ai.



d.b/shqiptarja.com