Nisi si një hetim vetëm për pastrim parash nga SPAK në vitin 2021, pasi prokurorët kishin dyshime për pasuri të pajustifikuara, por dosja rezultoi shumë më shumë. Në maj 2024 shtoi trafikun e drogës si vepër penale dhe grupin e strukturuar kriminal dhe vetëm pas 2 vitesh hetimesh, më 11 maj 2026 SPAK regjistroi zyrtarisht si persona nën hetim 20 personat, për të cilët janë këtë të premte nisi ekzekutimi i masave të sigurisë për të gjithë.
Akuzat u regjistrua zyrtarisht si trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
SPAK ka evidentuar 2 grupe kriminale, shpesh në bashkëpunim intensiv me njëri-tjetrin. I pari njihet nën drejtimin e një personazhi të quajtur Alfredo Hamzai por që kishte edhe 2 pasaporta të tjera, me dy identitet të ndryshme, Genci Bedini si kosovar apo Genci Tanasi si shtetas i Maqedonisë së Veriut.
I dyti njihet si grupi vëllezërve Koçeku, i drejtuar nga Luçiano Koçeku, ma bazë në Kamëz në Tiranë. Një grup shumë i fuqishëm, që rezulton me burime financiare të jashtëzakonshme.
SPAK thotë se dy krerët e grupeve, Hamzai dhe Koçeku, kontrollonin çdo hallkë të trafikut të drogës, që nga vendi ku është burimi i lëndës narkotike, të pikat se ku do të kalojë tranzit dhe më pas në transportimin drejt magazinave, vende të marra më qera nga persona vendas në vende të ndryshme, që janë të pastër për autoritetet a atyre shteteve. Grupet kontrollimin përpunimin teknik të kokainës, paketimin, më pas transportin (edhe duke i vendosur GPS për të gjurmuar lëndën narkotike) dhe më pas transportin për shitje në treg, me makina e deri të avionët e vegjël të përdorur nga vetë ata.
Trafiku është kryer edhe përmes aleancave mes grupeve kriminale në pjesën më të madhe të vendeve evropiane apo me kartelet nga Kolumbia, Paraguaji dhe Ekuadori.
Grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzai dhe Luçiano Koçeku kanë pasur bashkëveprim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin dhe kanë investuar bashkërisht laboratorë të ndodhur në Kolumbi e Ekuador, kjo edhe kanë vendosur përgjegjës shqiptar. Të dy siguronin ngarkesat si furnizues sipas kërkesave të Orest Sotës, Adrian Ramës apo Elton Memetit.
Orest Sota dhe Orges Birçaj kujdesen për shpërndarjen masive të drogës në Itali vende të tjera të BE-së, në Angli vetë Luçiano Koçeku ndërsa përgjegjës për territorin zviceran ishin Adrian Rama dhe Elton Memeti. Pjesë e grupit të Koçekut rezultojnë edhe vëllezërit Astrit Vladi e Kastriot Vladi. Një rol i veçantë në trafik evidentohet për Orges Biçajn i cili përmes kompanisë së tij edhe si agjenci udhëtimi “Top Seven” priste biletat e udhëtimit për anëtarët e grupeve kriminale, sidomos në Amerikën Latine.
Dy ishin mënyrat se si trafikantët i sillnin sasitë e drogës nga Amerika Latine drejt Evropës, në konteinerët e qymyrit të drurit e pastave të frutave apo përmes kompanive tregtare të frutave, mishit, qymyrit dhe sojës. Çmimi i kokainës së shpërndarë në treg varionte nga 26,000 deri në 30,000 euro për kilogram.
SPAK thotë se ata tregonin kujdes në komunikimin në platformat e enkriptuara, pasi kishin dijeni se ishin thyer, por megjithatë bisedat e tyre kanë zbardhur një sërë episodesh trafiku. Dallojnë sasi të mëdha të kokainës së sekuestruar, ku dy më të mëdhatë janë 882.5 kg të Luçiano Koçekut dhe 1.435 kg të Alfredo Hamzai, të dyja në vitin 2020.
Paratë e fituara nga trafiku i drogës, dy grupet i pastronin kryesisht veçmas në Shqipëri, por edhe bashkëpunonin.
Grupi i Hamzait sipas SPAK ka pastruar para i ndihmuar edhe nga biznesmenë të tjerë të Tiranës, si Edmond Jaupi dhe Besnik Myftari. Mënyrat që evidentohen janë kryesisht blerje pronash, tokash, investime në biznese të ndryshme si në kompanitë "2 A Construction", "Onix", "Top Seven" dhe "Top Seven Construction".
Nga ana tjetër Luçiano Koçeku kishte një krah shumë të madh pastrimi parash, ndërtuesin e njohur të Tiranës Ilir Shtufin. SPAK thotë se Koçeku i kishte të shpërndara pasuritë e tij thuajse në të gjitha bizneset të regjistruara në emër të Shtufit, kompanitë e famshme “Nova Group" e "LTD CO", apo edhe një biznes tjetër Erald-G" sh.p.k të Gëzim Islamit.
Luçiano Koçeku thotë SPAK i referohej Ilir Shtufit si "ortaku im", madje në bisedat e zbardhura me trafikantë i referoheshin Shtufit si "ortaku lokut". Këtë lidhje SPAK e ka të konfirmuar edhe nga dëshmia e një të penduari të drejtësisë së Erion Alibej.
Interesant është një komunikim më 1 shkurt 2020, mes Luçiano Koçekut dhe një drejtuesi të një organizatë kriminale si Franc Çopja, ku Koçeku fliste me krenari për mënyrën se si i pastronte paratë me Shtufin në Tiranë: "Skan ca mbejn mu jo i kam rregullu letrat mir me credina me gjana per ato kompani q kam.
Komente









