Kryebashkiaku i Selenicës sqaron: E vërteta e largimit nga puna e 66 punonjësve të Bashkisë

Kryebashkiaku i Selenicës sqaron: E vërteta e largimit nga puna e 66 punonjësve të Bashkisë

Kryebashkiaku i Selenicës, Pëllumb Binaj

SELENICË-Kryetari i ri i Bashkisë së Pëllumb Binaj ka sqaruar të vërtetën lidhur me largimin nga puna të 66 punonjësve të administratës. Binaj ka deklaruar se largimi i tyre nga puna nuk ka prapavijë politike, siç disa kundërshtarë politikë kanë pretenduar, por se u ka përfunduar kontrata. Në një prononcim për mediat, Binaj tha janë ato 66 punonjës, të shërbimeve publike, gjelbërim dhe pastrim, gjatë kohës kur kjo bashki është drejtuar nga paraardhësi i tij, Përparim Shameti, kanë punuar në të zezë, gjë për të cilin, thekson se nuk do të ndodhë në Bashkinë e Selenicës, nën drejtimin e tij.

"Me tetor të vitit të kaluar Kontrolli i Lartë i Shtetit ushtroi një kontroll të përgjithshëm në bashkinë e Selenicës. Nga ky kontroll u gjenden 56 punonjës aso kohe të Bashkise Selenice të cilët thuajse punonin në të zezë.Pa një kontrate pune efektive, pa siguracione dhe me një rrogë 10 mijë lek te reja në muaj. Iu bë thirrje bashkisë së Selenicës dhe kryetarit Shameti atë periudhë që t'i plotësonte të tilla kontrata dhe këta punonjës të punonin me rregulla sipas legjislacionit dhe iu la kohë deri në Mars 2019. Në mars 2019 KLSH ushtroi një tjetër kontroll, këtë radhë jo vetëm që këto kontrata nuk ishin plotësuar por ishin shtuar edhe 10 të tjera të ngjashme me këto në të tilla kushte pra 66 persona të cilët punonin thuajse në të zezë pa një kontratë të mirëfilltë pune thjesht me një kontrate fiktive që këta persona kishin nënshkruar për të punuar në bashkinë selenicë deri në qershor të këtij viti. Tashmë që qershori kaloi këta persona kanë mbetur pa pune sepse i ka selektuar vetë kontrata, le të themi i ka djegur, i ka pushuar nga puna vete kontrata dhe jo unë si kryetar i bashkisë Selenicë.Un nuk kam pranuar qëkur mora detyrën që të nënshkruajë një kontrate të njëjte fiktive dhe pa rregulla me këta persona. Në bashkinë Selenicë që prej fillimit të punës sime do të punësohen persona me rregulla brenda legjislacionit të punës", tha Binaj.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se në asnjë Bashki nuk do të ndodh pushimi në masë i punonjësve të administratës, siç ka ndodhur më herët kur ndërroheshin drejtuesit e institucioneve. Ai vuri theksin se i vetmi motiv për pushimin nga puna do të jetë ai që nuk do të punojë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PDja: 20/08/2019 19:20

    Vellai i kryetarit te PDse shkoder nje i pa shkoll,merr 800 mije lek te vjetra ne Bashkine qe drejton nje debile e pa afte dhe llafazane, per rendin e sigurine qe Bashkia nuk i ka ket drejte,i ka shteti,pra keto jane Bashkite qe drejtojne keto hajdute,nen drejtimin e kryetarit tyre hajdutit,Basha!ppor kjo debile ka edhe disa keshidhtare qe i paguan me rroga te majme me parate e popullit, qe ato dalin e protestojne per nje debile te pa afte ky eshte populli i shkoders kundrapetal, gjithnje kundra rrymes ka ecur e vazhdon te ece.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 20/08/2019 13:40

    Shum Mir ke vepruar. Si ju duhet te veprojn te gjith. Ne bashki te ndryshme ka puntor qe marin rrogen pa u paraqitur fare ne pun. Ata vetem nje pun bejn,te hedhin molotovet dhe te thyejn xhamat e institucioneve. Studiojini me seriozitet te gjith te kalojn ne sit.

    Përgjigju
    • Edmond: 20/08/2019 19:48

      ik mer pleher , a u bone dhe ti kryekar bashkie mori fund ky vend

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin