TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur se asnjë punonjës i administratës nuk do të pushohet nga puna, kryesisht në bashkitë e djathta. Administrata është e njëjtë në të gjitha Bashkitë, thekson kreu i qeverisë, përjashtuar ata të cilët i quan "të pagdhendur" politik, që janë dorëhequr.
Rama ka publikuar disa foto nga pastrimi i disa bashkive të cilët më herët kanë qenë në drejtimin e së djathtës, ku nuk i ka kursyer akuzat për ish-kryebashkiakët, "turistë" siç ai i quan, sipas së cilit nuk ishin në funksion të qytetarëve.
Për shefin e kabinetit qeveritar, 30 qershori, nuk ishte thjesht një datë zgjedhjesh ku qytetarët votuan për partinë e drejtuar nga ai, por për të drejtën, teksa zotohet se do të bëjë çmos që askujt të mos i mohohet padrejtësisht. Pastrimi i qytetit ka qenë një nga detyrat e parë të çdo bashkie, tashmë të gjitha të drejtuar nga kryebashkiak socialist.
"Vau i Dejës, Përmet, Mat, Selenicë - Vijon papushim heqja e zhulit, plehrave e ferrave nga territoret, ku pas largimit të kryebashkiakëve revolucionarë, punonjësit e pastrimit nuk paguhen më si turistë politikë, për të mbushur radhët e protestave antishtet në Tiranë, po janë kthyer në punën e tyre në shërbim të komuniteteve. E meqë ra fjala, deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta (përveç ca kokave të mëdha e të pagdhendura politike, që kanë ikur me dorëheqje) dhe do të largohet vetëm kush nuk do të dojë t’i futet punës; në 30 qershor Shqipëria nuk votoi për të majtën po për TE DREJTEN dhe unë do të bëj çmos që askujt të mos i mohohet padrejtësisht, e drejta për të treguar se e do dhe e bën si duhet, punën që ka", shkruan Rama.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
Komente


Duhet nje plan I studjuar mire nga opozita per protesta TE TIPIT RAMA IK . RAMA Po instalon diktaturen me te tmershme se te Enverit QE ESHTE RRENIMI EKONOMIK I KUNDERSHTARVE TE TIJ POLITIK PA E KUPTUAR QE EDHE KETA JANE SHQIPETARE QE PERBEJNE NJE SHUMICE POPULLATE
Përgjigjuka lezet kur ke tipa si ty qe na flet nga large por i di shume mire gjerat se te vjen pjata me supe nga shqupi dhe mbasi e ha mire e mire vendos kaseten e perditshme qe ke.shume vape.ben te sajen dhe vapa
Shi Lomé vllajo ku ke nje kryetar opozite qe te jep jete gjatesi Cdo dite qe kalon ti ja pin gjakun ketij populli me taksa dhe me 100euro ne muaj
Përgjigju