Vitaliy Klitschko thotë se afërsisht 600,000 ukrainas janë zhvendosur në Kiev nga lindja dhe jugu i Ukrainës.
Sipas mediave të huaja, Klitschko shtoi se refugjatët mbërritën për shkak se “siguria” e Kievit ishte më e lartë se në rajonet lindore dhe jugore.
"Kievi është i mbrojtur nga mbrojtja ajrore më mirë se qytetet e tjera", tha kryebashkiaku Klitschko.
"Pika e dytë, ne ofrojmë shërbimet më të mira, kujdes mjekësor, arsim dhe një spektër të tërë shërbimesh, gjë që është shumë e rëndësishme", shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Lavrov: Rusia nuk e sulmon Europën, por është gati të hakmerret nëse do jetë e nevojshme









