Vazhdojne punimet për dy shkollat e reja në 'Don Bosko'. Standarde evropiane

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi kantierin e ndërtimit të shkollës 9- vjeçare “Vaçe Zela”, në të cilën është integruar edhe një kopësht, dhe të shkollës së mesme “Kristo Frashëri”, të cilat zgjidhin përfundimisht nevojat e 7 mijë banorëve të këtij komuniteti.

“Kjo që po ndodh në fund të “Don Boskos” është një mrekulli. Dikur konsiderohej si një nga zonat informale të lëna pas dore, sot jo vetëm është urbanizuar nga ndërtesat edhe banesat private, po më në fund i përgjigjemi një komuniteti prej 7 mijë banorësh, që e ka vuajtur çështjen e arsimit prej rreth 30 vitesh. Sot themi se kjo zonë kufitare mes njësisë 9 dhe njësisë 11, është integruar në Tiranë me dy nga shkollat më të bukura, shkollën “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”, të cilat kombinuar si dy “L”, për të krijuar një oborr të brendshëm dhe për të dhënë një sens qetësie dhe sigurie”, u shpreh Veliaj.

Dy shkollat e reja pritet të përfundojnë përpara afatit, ndërsa do të nisë rehabilitimi i dy shkollave të tjera “Qazim Turdiu” dhe “Hasan Vogli”. Ai theksoi se kjo bashki do të mbahet mend për vëmendjen ndaj arsimit dhe numrin e madh të shkollave të reja.

“Unë nuk e di për çfarë do mbahemi mend, por shpresoj shumë që nga shumë punë që kemi bërë, të jetë kjo e shkollave. Me shkollën “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”, dy emra të mëdhenj, shpresoj se do gjejnë frymëzim breza të tërë dhe do kuptojmë se arsimi dhe kultura janë gjithçka, nuk i prish as tërmeti, as përmbytja, as Covid-i. Ato që kemi në kokë, në zemër dhe vlerat që na karakterizojnë si shoqëri, nuk ka tërmet që na i heq”, tha Veliaj.

Ndërtimi i dy shkollave të reja ka sjellë që tani rritje të vlerës së pronës dhe më shumë interes për banorët, për të investuar në këtë zonë.

“Me ardhjen e shkollës këtu, ka filluar edhe urbanizimi i zonës. Shumë prej atyre që kanë pasur shtëpitë të ndërtuara keq, pa leje, po konsolidohen në pallate që do prodhojnë apartamente, çifte të reja dhe pastaj, fëmijë që do frekuentojnë këto shkolla. Më vjen mirë që më në fund nuk bëjmë arna, por bëjmë një shkollë, që do mendojë edhe për Tiranën e 30 viteve”, tha ai.

Dy shkollat e reja do të kenë edhe klasa me specifika të ndryshme, për të inkorporuar brenda saj edhe artin, dhe të gjitha aktivitetet e tjera pas shkollore. Ndërkaq, pjesë e institucioneve të reja arsimore janë edhe palestrat me përmasa olimpike, që do t’i shërbejnë komunitetit pas mësimit.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shpetimi: 17/12/2020 17:40

    NE te gjithe shkollat dhe universitet ne tirane ka shume ndertesa te paligjshme te bera brenda oborreve te shkollave dhe kopeshtve,,,bej nje kontroll erion ,,,dhe do shikosh menxyren qe eshte bere ne kohen e saliut,,,te gjitha duhen prishur,,,ke tek fakulteti i ndertimit,,,tek kopeshti bambi pas ish ambasades jugosllave,,,,tek rruga dritan hoxha shkolla ne te hyre te laprakes,tek sabaudin gabrani,,tek fakulteti i sporteve,,,,ish shkolla 10 korriku pas ish cirkut,,,,etj ,etj,,gjithandej ke ndertesa brenda shkollave...duhen marre masa erion....

    Përgjigju
  • vjosa: 23/09/2020 00:32

    O ERION VELIAJ ,,O KRYEBASHKIAKU I SHQIPERISE ,,,ME GJEJ NJE KRYEQYTET NE BALLKAN APO EUROPE PA TREN,,,DHE PA TRAMVAJ.APO METRO,..E ME NJE TRANSPORT PUBLIK PER FAQE TE ZEZE,,,PA ORAR,,,,TE VIJE AUTOBUZI KUR TE VIJE,,,,ME FATORINO SI NE VITET 1960.....E ME RRETHINAT E TIRANES PER FAQE TE ZEZE ME MILIONA NDERTIME E SHTEPI TE PALIGJSHME QE DUHEN SHEMBUR NJE ORE E ME PARE,,,KU KA PERIFERI TE TILLA ERION NE ROME,,PARIS,LONDER,VJENE,,BUDAPEST,BEOGRAD,PRAGE,,BRUKSEL,BERLIN..????????..

    Përgjigju
  • Beni: 21/09/2020 05:23

    Po re la nom edhe ku laperi

    Përgjigju
    • Ehhuuu: 23/09/2020 11:55

      po ben rrugen gati se duhen shitur fiqte

  • Ero: 20/09/2020 16:38

    Le nam me keto karlleqe. Ik edhe te ndonje berber dhe bej propagande, rruaj karin ndonjerit qe te marresh edhe ca pike plus

    Përgjigju
    • Miri: 01/10/2020 17:53

      Po jo, se ajo nuk quhet pune, ate e ben per qejf ky.

  • ymeri: 19/09/2020 23:38

    BRAVO ERION PER SHKOLLAT,,,PUNE SHUME E BUKUR,,,POR TE KIHET PARASYSH QE SHKOLLAT DUAN DHE OBORR TE MADH KU TE LUAJNE FEMIJET...

    Përgjigju
  • Timi: 19/09/2020 13:48

    Ka sens, po dhe atehere eshte e tepert, kur dorezohen celesat. Jo ne kete faze vetem per foto. Propaganda ne maksimum.

    Përgjigju
    • Astiri: 19/09/2020 14:38

      Po per 100 000 banoret qe banojne te Astiri nuk po ben asnje shkolle. Edhe nje vend qe deri vone ishte si vend per shkolle ne faqen web te Bashkise u be pallat.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren