Që në nisje të mbledhjes kryebashkiaku propozoi një amendament që paga e tij dhe e nënkryetarëve të bashkisë të mos indeksohet. “Ju kërkoj që të bëjmë një amendim ku kryetari i bashkisë dhe nënkryetarët e bashkisë që janë titullarë politikë, të përjashtohen nga indeksimi i pagave që propozon ky projektvendim. Për pjesën tjetër që është administrata e bashkisë, për këdo që ka punuar një ditë në shtet, dua t’i jap një të drejtë , indeksimi pagave është një rutinë që ndodh”, tha Veliaj.
Në projektvendimi ishte parashikuar që paga e Veliajt të ishte 174 mijë lekë të reja, ndërsa zv/kryetarët e bashkisë 40 mijë lekë.
Sipas projektvendimit Veliaj do të përfitonte rreth 9 mijë lekë më shumë se paraardhësi i tij Luzlim Basha, i cili përgjatë vitit 2014-t ka patur pagën si kryebashkiak prej 165 mijë lekë....por me vendimin për të mos e rritur pagën e tij kryetari i Bashkisë së Tiranës duket se ka dashur të qëndrojë larg polemikave.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)