Kryediplomati hungarez kritikon sanksionet e BE-së gjatë vizitës në Minsk: Neve s'na pëlqen politika e sanksioneve
Kryediplomati hungarez, Peter Szijjarto, duke folur nga Minsku
Gjatë një forumi të sigurisë në Minsk, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka kritikuar ashpër sanksionet e Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Bjellorusisë dhe Rusisë. Ai tha se duhet dialog e jo izolim.
Vizita e 31 tetorit paraqet një angazhim të rrallë të Hungarisë me Bjellorusinë, e cila është nën sundimin autoritari të Alyaksandr Lukashenkas, veçmas pasi regjimi i Lukashenkas ka shtypur me forcë disidencën, pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të vitit 2020.
Szijjarto kundërshtoi ashpër sanksionet që shënjestrojnë Rusinë për shkak të luftës që Moska nisi kundër Ukrainës më 2022, dhe sanksioneve kundër Bjellorusisë për shkak të shtypjes së opozitës dhe mbështetjes që Minsku i jep Moskës.
“Ne nuk pranojmë asnjë kufizim ndaj atyre me të cilët ne bashkëpunojmë. Neve nuk na pëlqen politika e sanksioneve”, tha ai.
Gjatë adresimit në rusisht, Szijjarto sinjalizoi se synon të angazhohej drejtpërdrejt me audiencën e pranishme në forum duke thënë “është nder për mua të kthehem në Minsk” dhe duke thënë se shpreson se bisedimet gjatë vizitës së tij nuk do të kritikohen nga Brukseli.
Hungaria është anëtare e BE-së, por nuk mbështet sanksionet e vendosura nga blloku ndaj Rusisë. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, vazhdimisht ka kritikuar BE-në për sanksionet ndaj Moskës dhe po ashtu ai mban raporte të mira me presidentin rus, Vladimir Putin. /REL/
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7421
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Poloni, fermerët bllokojnë kalimin kufitar me Ukrainën
23 Nëntor, 20:39
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Angela Merkel intervistë për 'Corriere della Serra': Nuk e kërkova unë largimin e Berlusconit! Putin? I njihja synimet e tij, është një armik i Evropës
23 Nëntor, 11:23
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
-
Lufta në Ukrainë/ Putin urdhëron prodhimin masiv dhe testim të raketës ‘Oreshnik’! Rutte takon Trump në Florida
23 Nëntor, 08:33
-
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore
22 Nëntor, 20:53
-
Shqipëria pjesë e SEPA, lajmi fantastik jepet në eventin e Bankës Botërore! Por kush ishte prezent në këtë event?
22 Nëntor, 20:12
-
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketën e re balistike: Po na krijohen kërcënime!
22 Nëntor, 19:36
-
Parlamenti i Ukrainës pezullon punimet përballë kërcënimit të sigurisë nga Rusia
22 Nëntor, 18:00
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Fatos Çoçoli: Sa fitojmë nga SEPA si qytetarë?
22 Nëntor, 15:19