Kryefamiljari me leucemi/ Familja Mitraj kërkon ndihmë: Kemi shitur edhe bagëtitë, jemi në borxhe

NOVOSELË- Gjendja shëndetësore ku ndodhet Janaq Mitraj prej 9 muajsh ishte e papritur dhe sot ai nuk mund të ngrihet nga shtrati. 53 vjeçari nga fshati Poro i Novoselës, baba i dy fëmijëve disa muaj më parë pati një hermoragji në stomak nga e cila më pas kaloi në anemi të theksuar. Por këtu nisi gjithçka dhe ja se si rrëfen për Report TV Janaq Mitraj……

"Pata hemoragji në stomak me pas kalova në anemi. Vajta në Vlorë, mora gjak atje, por s’na eci mirë atje në spital, dhe me nisën në mes të natës në Tiranë. Dhe vazhdova edhe atje me gjakun, e erdha në terezi, dhe me mbrapa mu shfaqën këmbët. Në fillim pata një mpirje trupi dhe sot nuk mund të eci. Mu bënë 9 muaj, vete në Tiranë, vij në shtëpi dhe iki prap, kam vajtur nja 6 herë", tregon ai.

Por e vërteta që fshehin familjarët është edhe më e rëndë. Janaq Mitraj vuan nga leucemia dhe gjendja e tij përkeqësohet cdo ditë. Këtë e ka ndjerë edhe vetë ai, i cili thotë se 10 ditët e fundit këmbët nuk i përgjigjen më dhe ai nuk ngrihet dot nga shtrati. 53 vjeçari thotë se ka shitur cdo gjë kishte për tu kuruar. Gjendja ekonomike në familje është rënduar së tepërmi, dhe Janaq Mitraj nuk pranon të shkojë më në spital me shqetësimin për të mos hyrë në të tjera borxhe.

"Jemi futur në borxhe, shita bagëtitë që kisha, dhen e dhi. Me kursime edhe ato lekë që kasha, por tani do rri këtu cfarë do bëj, me çfarë do vete në spital. Vizitat i kam bërë gjysma, gjysma edhe serumet pa ilaçe, se janë më të shtrenjta, më kurues dhe nuk i gjejmë dot e nuk i blejmë dot, duhen lekë…..", shprehet Janaq Mitraj.

Bashkëshortja e tij, Farfuri Mitraj, 48 vjeçe, gjithashtu e sëmurë dhe operuar disa herë, kujdeset çdo ditë për kryefamiljarin. Në familje nuk ka të punësuar, ndërsa djali i madh mund të sigurojë punë vetëm për pak muaj. Ajo thotë se shumë netë ata flenë me barkun bosh. 

"Jemi keq shumë, burri po vuan. As lekë s’kemi as një gjë. Djali i madh kur del puna tani që është me mirë, me shkulje fasulesh, fushatë një muaj, pastaj ku do të shkojë, për bukën e gojës vuajmë. S’kemi mundësi familjare, ato çika bagëti i shitëm, s’kemi nga vemi më. Me borxhe jemi, dyqanet na kërkojnë borxhet, s’kanë faj se u bë një vit. Jemi në hall të madh", thotë Farfuri Mitraj.

I vetmi krah në të cilin është mbështetur deri më tani 53 vjeçari ka qenë nipi i tij, Sandri Mitraj. Ky i fundit thotë se është e pamundur të marrë këtë përgjegjësi përsipër në ditët në vijim pasi gjendja e të sëmurit do përkeqësohet. Ai kërkon ndihmë nga kushdo që mund ta japë atë. 

"Nuk e marr dot më përsipër se deri dje e kam marrë, por tani larg qoftë s’dihet vdes lart në makinë e ku do vemi pastaj. I bëj thirrje bashkisë, biznesmenëve apo kujt ka mundësi të kontribuojë sado pak ta ndihmojë me dy lekë që të rrijë në spital e të mjekohet", thotë Sandër Mitraj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Analisti: 22/07/2019 15:45

    E lexon dhe vendos veten ne te njejtat pozita. E lexon dhe mendon se jeton ne vitin 2019 ku cdo gje trajtohet pavaresisht nese jeton apo jo. Dhe ndodhesh ne kushte te "shendetesise falas te "Vil Manushit" qe i fryhen llogarite me check up pa bere asnje nderkohe qe qytetari i thjeshte nuk merr sherbim mjekesor "urgjent". Ky zoteri nuk po kerkon nderhyrje dekorative per qejf por trajtim shendetesor te urgjences sepse jeten ka ne rrezik. Por shteti te le te vdesesh!!! Shume shqiptare kane vajtur ne Itali jane regjistruar ne urgjence kane kryer terapi te plote nga A ne ZH dhe pastaj jane kthyer shendosh e mire kush e kishte ate fat. Shendetesi falas ne Shqiperi! Ketu nuk ka shendetesi fareeee e falas jo qe jo!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë