Kryegjyshi botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, organizoi mbrëmjen e së hënës, pritjen e fundvitit për njerëzit e medias. Kjo darkë u shtrua për të shprehur mirënjohjen ndaj medias për punën në mbështetje të komuniteteve fetare dhe harmonisë mes feve në Shqipëri. Vetë kryegjyshi i Bektashinjve, Baba Mondi mungoi në këtë ceremoni pasi ndodhet në SHBA për ti dhënë lamtumirën e fundit Baba Arshi Bazajt, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Në darkën e organizuar merrnin pjesë gazetarë dhe drejtues nga 17 media.