Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se Bashkimi Evropian ka shpërndarë për qytetarët e saj 200 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ajo ka dhënë një mesazh lidhur me këtë arritje, përmes publikimit të një videoje në rrjetin saj social Twitter. Ajo është shprehur se procesi i vaksinimit në BE është një suksese.
“Është e qartë se procesi i vaksinimit në Bashkimin Evropian është i suksesshëm. Më shumë se 200 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë shpërndarë për qytetarët në Bashkimin Evropian.”, tha ajo.
Ursula von der Leyen, tha se çdo sekondë në BE vaksinohen 30 persona kundër COVID-19.
Pavarësisht se procesi i vaksinimit në BE ka pasur problematika, kryekomisionerja ka shpresë se me këtë ritëm do të arrihet qëllimi i BE, të vaksinojë 70% të qytetarëve të rritur deri në korrik.