Kryemadhi: BE e realizuar kur Ballkani të jetë pjesë e saj

Kryemadhi: BE e realizuar kur Ballkani të jetë pjesë e saj

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në ditën e Europës, shkruan se Bashkimi Europian do të jetë i plotësuar kur Ballkani të jetë pjesë e tij. Në postimin në Facebook, Kryemadhi e ka cilësuar 9 majin si një ditë force për Shqipërinë në rrugëtimin e saj në Europë.

"9 Maji është dita e Europës, simbol i bashkimit dhe bashkëpunimit. Një ditë reflektimi dhe shprese se projekti europian do të duhet të quhet i realizuar vetëm kur Ballkani të jetë pjesë e tij, kur edhe shqiptarët të ndjehen pjesë e vlerave europiane! Paqja dhe solidariteti europian janë po aq të rëndësishme sot sa ishin edhe në hapat e parë të Bashkimit Europian, po aq të rëndësishme për Shqipërinë sa dhe vetë ekzistenca e saj! Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për mentalitetin europian në qeverisje dhe në cdo qelizë të saj. 9 Maji na bën më të fortë për të vazhduar betejën tonë për një Shqipëri me pluralizëm politik, ku alternativa dhe idetë nuk fshihen nga autokracia, ku e drejta e qytetarëve për të zgjedhur të lirë është legjitime dhe jo tabu. 9 Maji është dita e forcës tonë për një Shqipëri Europiane", shkruan Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Dita e Europës/ Përse festohet më 9 maj? Soreca: Të rinjtë bëhen pjesë e politikë-bërjes


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen