TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Siç raporton gazetari i Report Tv, Elis Memelli takimi ka zgjatur për rreth 30 minuta dhe është zhvilluar në selinë blu. Ky është takimi i parë 'kokë më kokë' me dy aleatëve opozitar gjatë muajit gusht.

Ky takim vjen në një kohë pas zhvillimeve më të fundit politike në qytetin e Shkodrës, ku Valdrin Pjetri i dalë fitues nga zgjedhjet e 30 qershorit u tërhoq nga marrja e detyrës. Gjithashtu edhe për të diskutuar për aksionin e opozitës, duke qenë se Basha ka paralajmëruar se do të vijojnë protestat në fillim të muajit shtator.  

Në përfundim të takim, asnjë nga krerët e dy partive më të mëdha opozitare, nuk dhanë asnjë prononcim për mediat.