Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur në Kuvend pas largimit të socialistëve, të cilët mbyllën seancën pasi votuan pr/ligjet e rendit të ditës.
Teksa në sallë ndodheshin vetëm deputetët e opozitës, Kryemadhi ju bëri thirrje të gjithë socialistëve që të largohen nga kryeministri Edi Rama.
Kemi detyrim ndaj shqiptarëve, por edhe socialistëve, që u mashtruan nga Rama. Sot ne duhet të jemi më të qartë se kurrë për t’i thënë Ramës dhe kriminelëve të tij se ata janë vetëm. Shqiptarët janë të gjithë ata burra dhe gra, pensionistë, djem e vajza, që luftojnë çdo ditë për bukën e gojës dhe për të pasur një vend pune, një jetë më të mirë. Rama i do shqiptarët të varfër, të kapur, sepse vetëm kështu ai mund të mbretërojë në mbretërinë e tij të krimit. Rama nuk ka kuptuar akoma që momente te tij janë drejt fundit, nuk ka më asnjë njeri që ta mbrojë. Ndihet i fortë për paratë që ka për të paguar televizione, por shqiptarët nuk i blen dot.
Sot parlamenti është i qetë, sepse të gjithë përfaqësuesit dhe ambasadorët e krimit kanë dalë jashtë. Por, misioni ynë nuk është vetëm këtu, por të sensibilizojmë shqiptarët për të kundërshtuar çdo veprim arbitrar dhe të largojmë Edi Ramën. Vetëm kështu, ai do gjejë qetësinë e shpirtit të trazuar, që nuk e lë të flejë. E vetmja mënyrë e tij është të largohet sa më shpejt, t’i krijojë hapësirë vetes së tij në llumin e vet, që e ka uzurpuar. Unë ju lutem të gjithë socialistëve që të largohen prej tij, sepse ai është element kriminal që bleu PS 11 vite më parë dhe e tjetërsoi në partinë e krimit e trafikut, dhe të mjerimit të shqiptarëve.Monika Kryemadhi, kryetare e LSI
Lajmi kryesor: