Kryemadhi konfirmon rikthimin e Metës te LSI-ja: Mezi po pret, i mungon miqësia dhe entuziazmi juaj

Kryemadhi konfirmon rikthimin e Metës te LSI-ja: Mezi po pret, i mungon miqësia dhe entuziazmi juaj

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Monika Kryemadhi ka konfirmuar rikthimin e Ilir Metës në partinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryetarja e LSI-së, tha gjatë një aktiviteti të organizuar nga kjo parti për festën e Vitit të Ri, se Meta mezi po pret që t’ju vijë, pasi po i mungon miqësua dhe entuziazmi juaj.

‘U bë një kohë e gjatë që nuk jemi mbledhur. E kemi pasur të nevojshme për të reflektuar të gjithë. Na presim disa detyra të tjera, dhe jam e bindur se sot jemi shumë më pak se ç’jemi në të vërtetë. Pjesa më e madhe e juaja sot janë ata që e kanë ndjerë në çdo moment vështirësinë e atyre momenteve që shumë pak janë nga ajo çka ka ndodhur. Koha është ajo që shëron plagët dhe është ilaçi më i mirë. Njohëm njëri-tjetrin më shumë, me pastërtinë dhe dashurinë. Sot këtë aktivitet e ka organizuar një ekip i ri. LSI po shkon drejt një sfide të re. Kohë të tjera do të vijnë, angazhime të tjerë do të duhen. Kërkon energji të re. Unë dua t’ju bëj me dije, le ta kemi këtë aktivitet ku uën do të flas si kryetare, pasi gjëra të tjera, angazhime të tjera do t’ju vijnë. Jam i bindur se brenda shumë pak muajsh, ai që krijoi LSI do të kthehet te ju. Edhe ai mezi pret që t’ju vijë. I mungon miqësia juaj, entuziazmi juaj. sinqeriteti juaj. I mungon mundësia për të ndryshuar realitetin e ndotur të moçalit politik ku kishim qenë. Ndaj të jetë 2022-shi viti i LSI, i të rinjve dhe të rejave. Mos të harrojmë se jo vetëm Ilir Meta, por të gjithë ne kemi investuar te LSI.’, tha Kryemadhi.

Kujtojmë se presidenti Ilir Meta, premtoi se do të dorëhiqej nëse Rama fitonte zgjedhjet, pretim të cilin nuk e mbajti. Gjatë një konference për shtyp, ai tha se do të mbyllë të plotë mandatin 5-vjeçar si kryetar shteti, dhe më 24 korrik 2022 do të rikthehet në Lëvizjen Socialiste për Integrim, që e themeloi në shtator të 2004-ës, për t’ia lënë më tej bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, kur u bë president.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maksi: 02/01/2022 02:25

    A kane turp keta plehra kur komentet lexohen dhe nga femijet e tyre...e ngrekan turpin me buke....

    Përgjigju
  • Sonila: 30/12/2021 00:19

    Rikthim ne hale I ilir metes HALEJA I shqiperise ...aty e keni vendin,, pisa,,hajdute e familje KRIMINALE,,,zoti do ju MALLKOJE ne 7 BREZA. ...AMIN...

    Përgjigju
  • Jasha hasha: 28/12/2021 22:08

    Familje bajge lope…

    Përgjigju
  • Keli: 28/12/2021 14:47

    Robt e shpis….. o familje mafiozesh… o gjakpires… zoti ju ndeshkofte

    Përgjigju
    • Plori: 28/12/2021 18:57

      Amen ???? o zot u shkofte plori.

  • O tej: 28/12/2021 11:09

    Ilir Metmuti hajduti ne krue te skionit te korrupsionit.

    Përgjigju
  • GENTI DURRES: 28/12/2021 09:40

    DY SHUSHUNJAT E POLITIKES SHQIPTARE......HAROM JU QOFTE CA KENI VJEDHUR

    Përgjigju
  • Sasha: 27/12/2021 23:24

    O monike cizmja, me mire do pranonim te vi ne krye te LSI-se si presidente SASHA, se ajo nuk eshte hajdute, por vetem jep dashuri,gjysma e te keqes per shqiptaret. Ju u ka ikur pin-ni te dyve,po u pret burgu, kerkoni akoma te vini ne pushtet.

    Përgjigju
  • Niku: 27/12/2021 22:50

    Po te pakten te behet nje votim sa per sy e faqe, se u be partia si biznes familjar. Pastaj predikojne per te drejte vote e barazi shansesh

    Përgjigju
  • Trrnakop Kacija: 27/12/2021 22:14

    Me te vertete do te riktheheni ti Mona Cizmja tek 325 dhe Like Floriri tek 313

    Përgjigju
  • Pjeter: 27/12/2021 21:28

    Ajo qe shqiptaret nuk po e shofin akoma dhe po e humbasin durimin eshte drejtesia,qe hajnat me çizme firmato,e te pacipe si MonaLikja,te kthejne mallin e vjedhur te shqiptareve e mos ja u shofin me surratin,por ti shofin te syrgjynosur pas hekurave.

    Përgjigju
  • Enver: 27/12/2021 21:07

    Turp!

    Përgjigju
  • Do këthehet në LDI ose LFI !: 27/12/2021 20:48

    Po mes jush ka qënë e ështe , po jo më në ish LSI , por në LDI (levizjen demokratike per intengrim) ose më saktë LFI ( lëvizjen foltoriste për integrim) !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?



×

Lajmi i fundit

Papa Françesku: Jam i gatshëm të takohem me Putin dhe Zelensky-n për të arritur një marrëveshje paqeje

Papa Françesku: Jam i gatshëm të takohem me Putin dhe Zelensky-n për të arritur një marrëveshje paqeje