Kryemadhi: Ambasadorët nuk flasin më për zgjedhjet, flasin për dialog dhe negociata

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi se pasi dogjën mandatet, shumë analistë bënë thirrje që të digjeshin edhe mandatet e kryebashkiakëve. Kryemadhi tha se nuk e bënë këtë gjë  pasi në këtë mënyrë nuk do të vëretëtohej përkrahja e ulët e Edi Ramës në radhët e zgjedhësve.

Ajo sulmoi amabasadorët duke thënë se ata sot nuk flasim më për votimet e Edi Ramës por flasin për negociata dhe dialog, duke neglizhuar atë që ndodhi më 30 qershor.

"Po iu kujtoj që kur dogjën mandatet deputetët e Lëvizjes Socialistë për Integrim të gjithë analistët dolën dhe thanë nëpër media që digjnin mandatet e kryetarëve të bashkive, digjni mandatet e këshilltarëve bashkiak sepse procesi i deligjitimimit i gjithë strukturës së Edi Ramës duhet të jetë në mënyrë gjithëpërfshirëse në gjithë Shqipërinë dhe në fakt jo se ne nuk e kishim në plan por çdo hap i opozitës ka qenë i menduar shumë mirë dhe të gjithë pyesnin për hapin e nesërm dhe sot ku jemi?
Sot ne kemi bërë atë proces që kërkonin analistët për të bojkotuar gjithë pushtetin vendor por a do i bindnim ne ndërkombëtarët që Edi Rama kishte më pak se 10% mbështetës në Shqipëri.
Jo nuk do ti bindnim sepse ne nuk do ta provonim kurrë se sa mbështetje kishte Edi Rama.
Edi Rama merrte gjithë administratën publike, mbushte sheshet me karriget e tij dhe kaq mbaronte. A do të bindeshin shqiptarët e vërtetë që janë shumicë përballë Edi Ramës? A do t iu mbyllej goja këtyre ambasadorëve që pas datës 30 Qershor keni dëgjuar ndonjë ambasador të flas për zgjedhjet? Por flasin sot për dialog, flasin sot për negociata, po pse nuk flasin sot për zgjedhje këta ambasadorët? Pse nuk flasin për votimet e Edi Ramës? Pse nuk flasin për atë që ndodhi me 30 Qershor?
Besoj që të gjithë e dëgjuat ambasadorin e BE në orën 12:00 kur tha që pjesëmarrja është 5%-6%.
Po pse ne nuk e dimë që pas orës 12:00 pjesëmarrja në votime kur janë të gjitha partitë politike rritet apo nuk rritet deri në 2%.
Po si na u rritka ne 20% për 5 orë kur ndërkohë KQZ thonte 12.2%, 12.5% pastaj 15.3%.
Në ç’vend të botës ndodh kjo?",
tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi për SMS e Ramës: Më ngeli hatri që Meta nuk ma kishte treguar, i thashë hajde garo me mua për LSI-në


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?