Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mblodhi sot strukturat e partisë së saj për të diskutuar lidhur me organizimin e protestës së të hënës. Kryemadhi hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama teksa tha se ai manipuloi procesin zgjedhor ku garonte i vetëm pasi nuk ishte i sigurt në mbështetjen popullore.
Ajo u ndal të fliste edhe për mesazhin e kryeministrit Edi Rama për kreun e shtetit Ilir Meta, të cilin ky i fundit e bëri publik në konferencën e fundit për gazetarët, kur Rama i thoshte se kur të lërë postin e kreut të shtetit nuk do gjejë më gjurmë LSI-je.
Kryemadhi tha se i kishte ngelur hatri që Meta ia kishte mbajtur të fshehtë këtë SMS, dhe përsëriti sërish ftesën për të, për të garuar përballë saj për postin e kreut të LSI-së.
Ajo sulmoi edhe amabasadorët duke thënë se ata sot nuk flasim më për votimet e Edi Ramës por flasin për negociata dhe dialog, duke neglizhuar atë që ndodhi më 30 qershor.
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi përsëriti sërish ftesën për presidentin Ilir Meta për të garuar përballë saj për postin drejtues në LSI. Kryemadhi kujtoi mesazhin nga kryeministri Edi Rama për të cilin foli kreu i shtetit në konferencën e fundit për media, i cii i thoshte se kur të ketë ikur nga presidenca nuk do gjejë më gjurmë LSI-je.
"Kështu që ta keni të qartë, se socialistë nuk kanë mbetur që dinë të flasin, por kanë argatë me pagesa, meqë kanë hallin e LSI-së po ju bëj të qartë që, në qoftë se një anëtar i LSI-së do të kishte frikë nga Reforma në Drejtësi, jo vetëm që nuk do të ishte në këtë sallë, por do të kishte dal me flamur si ca të tjerë që kërcënohen me dosje, me afera të tjera, që janë flakadanë ndriçues të rrugës së Edi Ramës, kështu që për këtë të jeni të bindur që nuk ka asnjë të LSI-së të cilin mund ta kërcënojë Edi Rama, ka provuari, se ka 2 vjet që provon Edi Rama. E dëgjuat edhe mesazhin, mua me thënë të drejtën nuk ma kishte treguar Ilir Meta, i thashë që më ka ngelur pak hatri, se duhet të më kishe thënë se ka çuar ndonjë mesazh, se ka vënë në dyshim aftësitë e mia organizative, meqenëse të ka thënë që kur do të mbarosh mandatin e Presidencës nuk do të gjesh më LSI, unë i thashë që kur të mbarosh mandatin e Presidencës, bëhu gati që të hymë të dy në garë që të shikojmë se kush do fitojë. Por ajo që është shumë e çuditshme është se si Edi Rama kishte parashikuar në 2017 se Lulzim Basha nuk do ishte më kryetar i PD-së, kishte parashikuar se nuk do të kishte më LSI, por çuditërisht LSI-ja u shtua çdo ditë edhe më shumë sepse fallxhore unë, fallxhor Edi Rama, pro unë jam fallxhore që më dalin fjalët, por atij nuk i dalin fjalët sepse Lulzim Basha vazhdon të jetë kryetar i PD-së, LSI-ja vazhdon të rritet sepse po të ishte LSI-ja e zvogëluar, ai do të hynte në zgjedhje normale, pro pikërisht sepse ka vetëm 10%, unë nuk them se 80% janë LSI dhe PD, se nuk ka shanse të jenë, nuk jemi të gjithë një mendim, por mund të them që mund të merret me rezultatin e 2017, ku ai përdori mbi 80 milion euro", tha Kryemadhi.
Monika Kryemadhi gjatë takimit me strukturat e LSI-se ironizoi duke thënë se Edi Rama vodhi edhe zgjedhjet ku merrte pjesë i vetëm
"339 dhe 184 janë lule përballë falsifikimeve dhe dok që ka jo vetëm opozita por edhe vëzhguesit për zgjedhjet e 30 qershorit. Ato janë qesharake kur sheh se si vjedh zgjedhjet ku merr pjesë vetëm vetë. Prandaj nuk lejuan asnjë vëzhgues. Është zhytur shumë më thellë se më parë. Duhet të ecim përpara se Shqipëria nuk ka nevojë për një lider të fortë por për një sistem të fortë.
Reforma në drejtësi pa LSI nuk do ishte votuar. pa ndikimin tonë ajo nuk do ishte votuar me 140 vota. Gabimi i LSI është se kemi qenë besnikë duke votuar shtatë ligjet që i dhanë forcën Edi Ramës për të shantazhuar prokurorë dhe gjyqtarë. Kjo nuk i shërben popullit por kriminelëve nëpër burgje.
Nëse një anëtar i LSI do kishte frikë nga Reforma në Drejtësi nuk do ishte në këtë sallë", tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi se pasi dogjën mandatet, shumë analistë bënë thirrje që të digjeshin edhe mandatet e kryebashkiakëve. Kryemadhi tha se nuk e bënë këtë gjë pasi në këtë mënyrë nuk do të vëretëtohej përkrahja e ulët e Edi Ramës në radhët e zgjedhësve.
Ajo sulmoi amabasadorët duke thënë se ata sot nuk flasim më për votimet e Edi Ramës por flasin për negociata dhe dialog, duke neglizhuar atë që ndodhi më 30 qershor.
"Po iu kujtoj që kur dogjën mandatet deputetët e Lëvizjes Socialistë për Integrim të gjithë analistët dolën dhe thanë nëpër media që digjnin mandatet e kryetarëve të bashkive, digjni mandatet e këshilltarëve bashkiak sepse procesi i deligjitimimit i gjithë strukturës së Edi Ramës duhet të jetë në mënyrë gjithëpërfshirëse në gjithë Shqipërinë dhe në fakt jo se ne nuk e kishim në plan por çdo hap i opozitës ka qenë i menduar shumë mirë dhe të gjithë pyesnin për hapin e nesërm dhe sot ku jemi?
Sot ne kemi bërë atë proces që kërkonin analistët për të bojkotuar gjithë pushtetin vendor por a do i bindnim ne ndërkombëtarët që Edi Rama kishte më pak se 10% mbështetës në Shqipëri.
Jo nuk do ti bindnim sepse ne nuk do ta provonim kurrë se sa mbështetje kishte Edi Rama.
Edi Rama merrte gjithë administratën publike, mbushte sheshet me karriget e tij dhe kaq mbaronte. A do të bindeshin shqiptarët e vërtetë që janë shumicë përballë Edi Ramës? A do t iu mbyllej goja këtyre ambasadorëve që pas datës 30 Qershor keni dëgjuar ndonjë ambasador të flas për zgjedhjet? Por flasin sot për dialog, flasin sot për negociata, po pse nuk flasin sot për zgjedhje këta ambasadorët? Pse nuk flasin për votimet e Edi Ramës? Pse nuk flasin për atë që ndodhi me 30 Qershor?
Besoj që të gjithë e dëgjuat ambasadorin e BE në orën 12:00 kur tha që pjesëmarrja është 5%-6%.
Po pse ne nuk e dimë që pas orës 12:00 pjesëmarrja në votime kur janë të gjitha partitë politike rritet apo nuk rritet deri në 2%.
Po si na u rritka ne 20% për 5 orë kur ndërkohë KQZ thonte 12.2%, 12.5% pastaj 15.3%.
Në ç’vend të botës ndodh kjo?", tha Kryemadhi.
Në një takim me strukturat e LSI, Monika Kryemadhi e quajti ilegjitim procesin e 30 qershorit duke thënë se kjo ditë i ngjan dosjes 184 dhe 339.
"30 qershori ishte fundit i vizionit politik të Edi Ramës për të kthyer vendin në monist. Sot kemi një raport të ODHIR që thotë se shqiptarëve iu mohua e drejta për të zgjedhur. Kemi një raport që bën të qartë që KQZ ka zgjedhur në mënyrë të hapur të gjithë procesin zgjedhor. Kjo është që dosja 184 dhe 339 do ketë shoqe edhe dosjen 30 qershori, kjo sepse edhe në votime a nuk qëndroi dot pa futur dorën në kutitë dhe procesin zgjedhor. Edhe pse i bëri të gjitha vetë nuk qëndroi dot pas manipuluar procesin pasi siç thotë Tit Vasili; Vesi del me shpirtin. Ai tashmë është kthyer në personazh humoristik. Ky personazh qesharak i cili çdo ditë dhe më shumë po bëhet akoma më shumë qesharak. vendi po izolohet nga vizat dhe ekonomia. Sot FMN bëri të qartë rritjen e garës dhe informalitetit. Mjafton të përmendin projektin e rrugës Milot Baldren, rrugën e Arbrit, rrugën Thumanë-Kashar që shumë persona mendojnë se është anuluar se ministrja doli se do anulohet se fondi do i kalojë studentëve, por kjo nuk ka ndodhur. Deri më sot nuk kemi parë të thirret në prokurori askush nga ata që bënë projektin e Unazës së Re por arrestohen ata që kanë shtëpitë aty", tha Kryemadhi.
Meta do te shkarkohet, pastaj do te tentoj te shpetoje duke marre kryesimin e LSI-se. Ne momentin qe do ta bej nje gje te tille (dhe ka per ta bere se ska rruge tjeter), do te mbetet me anetaret me klienteliste te LSI-se (pra cdo simpatizante tjeter - qe ska pas ndonje perfitim te drejteperdrejte do largohet vet nga LSI-ja), ky do te jete momenti kur do te dali ne pah hapur fytyra klienteliste e kesaj “partie”, dhe ky do te jete momenti kur organet e zbatimit te ligjit do te kete plotesisht te lira duart per te hetuar dhe zbatuar ligjin ne kapacitetin e tyre te plote. Meta do te perfundoje ne burg, do kete dhe konfiskime pasurish por do lejohet largimi i Monikes dhe femijeve (pa asnje dyshim - ne kembin te mbylljes se gojes), dhe nuk e besoj qe Meta do jete shume ne jete pas denimit te tij (jo qe do e vras dikush - do vdes per arsye shendetsore).
PërgjigjuIk ore se na cat.... gam gam gam doni te jini ne qender te vemendejes ju politikane hajdut hipokrit dhe kriminele. Pisat e jetes shoqerore dhe politike ne Shqiperi. Keni marre peng Shqiperine ju o horra dhe i detyruat te gjithe te largohen. Edhe sa e sa te tjere do largohen prej jush o plehra te shoqerise shqiptare!
PërgjigjuE gjora ti sa debile e semure dhe e peshtire qe je.
PërgjigjuVesi del e shpirtin llapa del me nepsin per ty o buallic
Përgjigju