Pas vendimit të Apelit të GJKKO që i hoqi sekuestron e vilës së nënës, Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka zbuluar detaje nga jeta e saj personale.
Ajo ka theksuar se ka jetuar me të ëmën që nga viti 1998 dhe ka folur për periudhën kur mbeti shtatzënë për herë të parë, duke sqaruar se nuk ishte e fejuar dhe as e martuar me Ilir Metën në atë kohë.
Kryemadhi ka treguar se ishte e ëma ajo që i ofroi dy dhoma për të jetuar, duke shtuar se ajo ka qenë një nënë e kujdesshme dhe mbështetëse.
“Kur unë them me qira, duhet shkruar me qira, dhe jo duhet blerë, e kam fjalën për disa portale të cilat përtojnë të zbardhin dhe i bëjnë copy paste njëri-tjetrit. Kur them me qira, me qira, kur them për të blerë, për të blerë. Unë nuk them asnjë fjalë gabimisht. Ju kërkoj miqësisht atyre që janë para kompjuterit ta zbardhin korrekt.
Kam jetuar gjithmonë me mamanë. Kur kam ngelur shtatzënë për herë të parë s’kam qenë e fejuar, as e martuar me Ilir Metën. Ajo më tha do të jetosh me mua se ne ishim dy të rinj që mendonim se çdo që të fluturon hahet. Më dha dy dhoma. Pastaj vdiq babai dhe e kishim të nevojshme të jetonim bashkë. Jetojmë bashkë që nga 1998”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
SI.E./A.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2183
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Ja pse Apeli i GJKKO caktoi detyrim paraqitjeje për Berishën: Është kryetari i opozitës, jemi në prag fushate por s’mund të shuhej masa e sigurisë! (DOKUMENTI)
16 Janar, 14:45
-
‘Plumbi i artë’, Dumani: Bujar Çelën doja ta vrisja me armën që më dhuroi i vëllai Talo, por m’u bllokua! Mora hakun e mikut tim Klevis Kapllani
16 Janar, 14:34
-
Licencuan karburantin pa leje ndërtimi, mbahet seanca paraprake në GJKKO për kryebashkiakun socialist të Devollit e 4 zyrtarë! Kërkojnë pushimin e çështjes
16 Janar, 09:33
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
Inceneratori i Tiranës, nis në GJKKO gjyqi ndaj Alqi Bllakos! Pranohet gjykimi i shkurtuar, ish-deputeti akuzohet për korrupsion
14 Janar, 13:52
-
‘Plumbi i artë’, dëshmia e Dumanit në GJKKO: Pagova 40 mijë € për t’u liruar nga burgu! Më ndihmoi dhëndri i vëllait të ministrit! Reagon Nasip Naço
14 Janar, 12:44
-
Basha: Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit
13 Janar, 15:27
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32
-
Nis gjyqi për shpifje në GJKKO, avokati i Bardhit tërhiqet nga akuzat për ish-kryepolicin e Shkodrës: Nuk tha se Sulaj ka lidhje me krimin, por policia
13 Janar, 11:52
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00