LSI dakord me Bashën për t'u rikthyer në tryezë, Kryemadhi: Të vendosur të realizojmë 'Zgjedhoren'

LSI dakord me Bashën për t'u rikthyer në tryezë, Kryemadhi: Të vendosur të realizojmë 'Zgjedhoren'

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi mbështet qëndrimin e Lulzim Bashës për Reformën Zgjedhore për t'u kthyer në tryezë pas bojkotit që nisi me shembjen e Teatrit Kombëtar.

"LSI nuk ka asnjë qëndrim të ndryshëm nga qëndrimi që ka bërë të njohur në emër të Opozitës së Bashkuar kryetari i PD-së zoti Lulzim Basha.

Përmbushja e të gjitha detyrimeve ndaj reformës zgjedhore ka qenë dhe mbetet prioriteti im si Kryetare e LSI-së, ndaj do të vazhdoj të bëj të gjithë presionin e nevojshëm, që ajo të realizohet me konsensus dhe sa më parë, si kusht i rëndësishëm për të rikthyer legjitimitetin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë.

Shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar dhe përdorimi i dhunës policore mbi artistët, mbi gazetarët, mbi veprimtarët e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e opozitës, është provokimi i rradhës së Edi Ramës ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, i cili edhe në sallën e Kuvendit vazhdoi me të njejtën gjuhë fyese dhe provokative, për të na detyruar të largohemi nga tryeza e reformës zgjedhore.

Por pavarësisht dhunës policore, pavarësisht gjuhës fyese, provokuese dhe urrejtjes së Edi Ramës, e ritheksoj edhe një herë se ne jemi të vendosur të realizojmë reformën zgjedhore dhe largimin përfundimtar të tij nga pushteti, si kusht për rikthimin e demokracisë në vend" thotë Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Basha rikthehet në tryezën e 'Zgjedhores'! Rama: Koha nuk pret! SHBA-BE: Mbylleni pa vonesë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë