Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, përmes një dalje publike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit kundrejt opozitës së bashkuar.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se 25 prilli është data e skadencës së qeverisë Rama. Sipas saj, LSI dhe PS nuk mund të bëjnë kompromise dhe shtoi se kryeministri Rama këto 8 vite e ka lënë vvendin në kushte të vështira.
“Sot në vend të parë kemi Etilda Gjonaj, deri dje të parin kishim Xhafajn por sot e kemi të 23. Të na shpjegojë Etilda lidhjen me lojërat e fatit dhe lidhjet me bandit që i degdisi në Itali për të mos gjykuar me SPAK-un. Evis Hushi që po e çon arsimin shqiptar drejt tjetërsimin e gjuhës shqipe. E them këtë sepse arsimi shqiptar është arsimi që fëmijët e shqiptarëve nuk do të mësojnë asnjë gjuhë tjetër, përveç gjuhës shqipe dhe ato që janë parashikuar nga Konventa dhe jo gjuhën e njeriut që ia lëviz fijet si do vetë. Rama e di shumë mirë që arsimi shqiptar nuk do të jetë pjesë e listës së largët. Pse lista e Edi Ramës është humbës? Është e qartë, ai është humbëse dhe kjo do të dëshmohet me 25 prill. Rama rriti taksat, energjinë elektrike, çmimin e bukës, vendosi para në parkingjet e Tiranës që paguhen 4-5 herë nga qytetarët. Edi Rama rriti taksat e pastrimit, Rama grabit xhepat e shqiptarëve për të pasuruar veten e tij. Edi Rama ka një problem shumë të madh sepse shkatërron prodhimet e fermerëve, sepse Edi Rama krijon importin dhe liron hapësira pa fund, për prodhimet e huaja.
Edi Rama ka frikë nga lista e LSI, sepse lista jonë është lista e socialistëve të vërtetë, ndërsa Rama nuk ka asnjë socialist. E ato pak që kishte i largoi, i fyeu e më pas it ha nuk iu dua. Rama ka frikë, sepse ka frikë nga vendet e reja që LSI krijon për të rinjtë. Ka frikë nga arsimi, shëndetësia cilësore që do i ofrohet shqiptarëve. Rama ka frikë nga LSI sepse s’bën kompromis me to, ka dy qëndrime të ndryshme. Qëndrim të ndryshëm nga oligarkët. LSI ka një qëndrim kundër shpopullimit. Edi Rama ka një problem të madh me LSI, sepse ai nuk mund të tjetërsojë vullnetin e të rinjve shqiptarë. Edi Rama nuk ka ç’të thotë për LSI e di shumë mirë që goli i 25 prillit nuk është i LSI, por i shqiptarëve, që nuk bëhet as me offside, as me portë bosh. Goli do të bëhet nga porta në portë dhe atë do e bëjnë socialistët e vërtetë. Data jote e skandencës është 25 prilli, rruga jote do të jetë shumë e thjeshtë. Duke pasur të gjitha televizionet, SPAK-un, OFL, çdo gjë, por ama nuk ke me vete popullin shqiptar, sepse i ke mashtruar, gënjyer. Edi Rama ti je vetëm një burrë, që do ngelesh një humbës. Do mbahesh mend si njeriu që shkatërroi shqiptarët. Do mbahesh mend si njeriu që shqiptarët e tërhoqën zvarrë më 25 prill”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi theksoi se më 25 prill, Rama as qafën nuk ka për të lëvizur dot, pasi sipas saj LSI ka listën fituese.
“Për shkak të fatkeqësisë që ndodhi, të vdekjes së shokut tonë, kisha detyrim që të merrja pjesë në lamtumirën e tij. Rama sot shfrynte dhe turfullonte. Turfullonte e shkumëzonte sepse kishte listë humbëse dhe ka përballë listën fituese. Rama vallëzonte si balerinë, por e garantoj se më 25 prill as qafën nuk do ta lëvizë dot.
Rama është një njeri që ka probleme psikike, duke bulliizuar të tjerët. Harron se farë përfaqëson vetë. Manastirliut, Rama i thotë luleshtrydhe. Shqiptarët paguajnë para për ilaçet, kurse mjekët i ka futur në hasmëri me pacientët. Shëndetësia shqiptare është në disfatën më të madhe në histori”, u shpreh Kryemadhi.
Oh moj Nafije dybeku ti lexohesh qarte ne fytyre se e ke humbur pusullen dhe ke ikur per lesh prandaj bej gati manastirin ne Jale ku do ngujohen sharebajgat tuaja te neveritura humbese ne zgjedhje nga Erisa hundpinokja deri tek Kejdi dhembcakallja. Roje manastiri merr Lefter hunderr maliq kokexhufken dhe Klevis krricin e faros . Me 25 prill leshelija per skrap.
PërgjigjuNdigjo ktu Monika Kryemadhi boll na e cave Do ta shikosh mbas 25 Prillit Ti bashke me Te ashtuquajtur president me burin tend Ilir Meta do ta pesoni si Presidenti i Rumanise me te Gruan Nikolaje Caushesku te dy do pushkatoheni nga Populli ne emer te popullit per Zullumet qe keni bere plus edhe femijet e tu do e zhduki populli kete fare te keqe qe mos te mbije me per jete mostra si familjare⛓
PërgjigjuSju dolen llogarite juve dhe u hodhet nga Socialistet e vertete? hahah sa qesharake po beheni. Synoni popollaritetin se ndryshe skeni gje ne vije. Edi Rama ka shume popull me vete nuk arrini dot te beni as 1/4 e tij
Përgjigju