Kryemadhi: Nuk dështova të bëj opozitë, por më 'vrau pas shpine' Basha! PD ka nevojë për strukturim! Nuk e di ç'plan ka Meta pasi të ikë nga Presidenca

TIRANË- Kur flet për gjendjen e keqe sipas saj, në të cilën ndodhet Shqipëria, Monika Kryemadhi, nuk vë gishtin nga Edi Rama, por fajtor kryesor bën ish-bashkëpunëtorin e saj, Lulzim Basha. E ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo', kryetarja e LSI-së tha se ajo nuk ka dështuar në opozitarizmin përballë Edi Ramës, por është "vrarë" pas shpine nga Basha. Ndërkohë, tha se nuk e di se çfarë plani ka Ilir Meta, pasi t'i mbarojë mandati. 

"Nuk e di ca plani ka Meta pasi të ikë nga presidenca, Monika nuk dështoi në opozitarismin e saj, u vra pas shpine nga bashkëluftëtari i saj, tradhtia e Bashës ka sjellë Shqipërinë në këtë stad ku jemi. Mund të kishte qenë ndryshe, duke  mos u largua nga parlamenti e duke mos bojkotuar zgjedhjet, opozitarizmi nuk bëhet me ide, por me alternativa e programe", tha Kryemadhi.

Duke u ndalur te situata në Partinë Demokratike, që deri pak kohë më parë ka qenë aleati më i madh i LSI-së, Kryemadhi tha se është shumë e nevojshme që kjo parti të ristrukturohet. Ajo ka komentuar edhe shpalljen 'Non Grata' të Sali Berishës, duke thënë se kjo është një çështje personale e tij me SHBA dhe DASH.

"E kanë bërë si modë të gjithë, 'Non Grata' është ekspuls, është çështje personale e Berishës me SHBA dhe DASH, nuk më intereson më interesojnë këto para që blejnë vota. nuk është në të drejtë time se kë do PD, a ka nevojë PD për ristrukturim, ka nevojë për një plan e një strategji të qartë, se unifikimi i qëndrimeve të opozitës është i rëndësishëm dhe mendoj që sot qytetarët duhet ta lidhin protestën jo me individin, por fitimet që ato do kenë", tha Kryemadhi në Report Tv.

Në fund, Kryemadhi foli edhe për inceneratorin e Tiranës, ku theksoi se janë bërë 189 milionë dollarë evazion fiskal duke paralajmëruar se  24 kompani i denoncojë në SPAK. Nisur nga kjo, kryetarja e LSI-së, shtoi se SPAK duhet ta hetojë dhe bllokojë evazionin.

"Kjo është një skemë financiare korruptive shumë e sofistikuar por është sa e thjeshtë kur e kupton po aq  sofistikuar për opinionin publik, për mediat. Sepse këto kompanitë fiktive nuk i kanë bërë as ata pensionistët që janë 94-95 vjeç. Sigurisht që këto kompanitë fiktive janë bërë me nënpunës zyrtarë të shtetit shqiptar që janë të lidhur ngushtë me kryeministrin. Sepse vetëm me një urdhër të kryeministrit, ministrisë së Financave dhe drejtorisë së Tatimeve mund të ndodhë kjo, nuk ndodh në asnjë vend tjetër. SPAK vetëm duhet t’i verifikojë sepse puna e grupit të punës ka qenë e jashtëzakonshme faturë për faturë. SPAK-u vetëm t’i verifikojë dhe nëse merret seriozisht e evazionit fiskal jo vetëm që bllkohet inceneratori Tiranës që merr para përditë megjithësë nuk ka incenerator. Po përveç kësaj ne duhet të kuptojmë që në të gjithë systemin financiar shqiptar ka një lëvrim të parave të pista të cilat kanë inkriminuar dhe sëmurur sistemin financiar shqiptar po kanë shkaktuar një goditje shumë të madhe në ekonominë shqiptare duke goditur bizneset e ndershme", përfundoi kryerja e LSI-së në Report Tv.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirana: 06/07/2022 19:11

    Po nuk doli kjo para gjygjit do vazhdoje akrobacite

    Përgjigju
  • keta duhen marre me shkelma te dy palet.: 05/07/2022 18:17

    KJO MONIKA DO TE THOTE QE SHIKONI SE UNE JAM HAJDUTE E MADHE BASHKE ME BURRIN TIM,,,POR DHE EDI RAMA NUK ESHTE ME POSHTE SE MUA NE VJEDHJE.......JA SA KA VJEDHUR TEK INCENERATORET,,,,TANI DO DALIN ATA TE PS QE DO DUAN TE HAKMERREN DHE DO NXJERRIN PISLLEQET DHE VJEDHET E MONIKES E ILIRIT,,,OSE NDAJ SALIUT,,,,,C'DO DITE NA DALIN SKANDALE TE TE DY PALEVE DHE POPULLI SHIKON SESI KETO BANDA I VJEDHIN NE MES TE DITES.....DHE NUK DUKET SHPRESE NE FUND TE TUNELIT....

    Përgjigju
  • LORA: 05/07/2022 09:06

    Kur do zhduket nga ekranet kjo mender-grua ?

    Përgjigju
  • Jari: 05/07/2022 08:29

    Po Mona harroi kur shiste drogë me karrocën e kalamanjëve, po kur numuronte 700 mijë euro Like floriri, Mona harroi lekët e Drini Kokëpalarit, me se i shkollon tre Fëmijët në Britani Mona, po këto Operacionet plastike që bën Mona një në Muaj, e moj Mona tyja do të mbarojnë lekët kur të mbaroi uji i Detit.

    Përgjigju
  • Ben: 05/07/2022 06:45

    Kjo eshte tragjiko komedi më vete.Si mund te marresh kete hajdute,mashtruese kalibri ne interviste?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rikthimi i PD-së me protesta në shtator, a do ta forcojë politikisht?



×

Lajmi i fundit

U ndërpre energjia gjatë koncertit të Noizy? Reagon OSHEE: Ra automati nga pajisjet brenda regjisë

U ndërpre energjia gjatë koncertit të Noizy? Reagon OSHEE: Ra automati nga pajisjet brenda regjisë