“Po bëjmë në padi në prokurori për shtatë komisionerët e kësaj qendre votimi që kanë përgjegjësi ligjore për mos funksionim korrekt të procesit të votimit. Kjo është një gjë shumë e rëndë dhe tregon të gjithë surprizën që ka ndodhur”, u shpreh Kryemadhi.
Deputetja e LSI-së nënvizoi se, “çdo gjë është në rregull, përveç numrin të fletëve të votimit ku në fakt duhet të ishin 150 por që dalin 190 brenda në kuti. Duke folur për rezultatin e deritanishëm, Kryemadhi tha se LSI pret fitore por deri tani rezultati është shumë i ngushtë. “Lezha ka qenë e majtë, por komunat kanë qenë të djathta. Është një lojë shumë e nxehtë dhe shumë e fortë”, tha ajo.
Deri tani (ora 10:40) kur janë numëruar 50 kuti votimi, kandidati i ASHE-së Viktor Tusha ka marrë 50.51% të votave, ndërsa kandidati i APPD-së Fran Frrokaj me 49.49%.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)