Kryemadhi pranon se është në hetim: Problemet e mia me SPAK do të dalin shumë shpejt dhe do shkrihen si shkuma e detit

Kryetarja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka pranuar se është në hetim nga Prokuroria e Posaçme. E pyetur në lidhje me sekuestrimin e një sendi të saj nga prokuroria, Kryemadhi tha se ‘SPAK ka sekuestruar një send që ka të bëjë me inceneratorët’.

Por pas insistimit të gazetares së Report Tv, Danjela Maloku në lidhje me kontrollet që janë kryer ndaj saj nga SPAK, Kryemadhi tha se problemet e saj me drejtësinë do të dalin dhe shumë shpejt do të shkrihen si shkuma e detit. Sipas Kryemadhit sulmet ndaj saj po bëhen sepse ajo po kryen denoncime në lidhje me aferën e inceneratorëve.

‘Unë jam politikane dhe të mirëkuptoj shumë mirë. Çështja e inceneratorit të Tiranës është gjëja që I dhëmb më shumë Ramës Veliaj dhe mediave që paguhen nga inceneratori i Tiranës, sado të paguhen për të intimiduar për të shfokusuar Monika Kryemadhin, inceneratori s’ia lëviz drejtimin Monikës dhe njerëzve të Monikës që po zbardhin inceneratorin. Skam gjë për të fshehur kam qenë shumë e hapur. Sot jemi për inceneratorin do flasim për inceneratorin, problemet qe Monika Kryemadhi ka do dalin shumë shpejt dhe do shkrihen si shkuma e detit.’- tha Kryemadhi.

Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e bërë nga deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi për heqjen e sekuestros mbi provat e gjetura gjatë veprimeve hetimore të SPAK. Padia që u shqyrtua nga gjyqtari Erion Çela, bazohet në nenin 222 të Kodit të Procedurës Penale, pika 3, që bën fjalë për përgjimet telefonike. Në seancë përballë avokatit të Kryemadhit, ishte prokurori që po heton çështjen e lobimit të ish-LSI në SHBA në vitin 2017. Burime nga SPAK dhe GJKKO, nuk konfirmua zyrtarisht për çfarë bën fjalë konkretisht objekti i kërkesës, por mesa duket lidhet me sekuestrim telefoni, pajisjesh kompjuterike dhe provash të tjera. Pak javë më parë, u raportua se oficerët e BKH-së kryen kontrolle në zyrat e Partisë së Lirisë ku sekuestruan prova materiale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kollodoku: 14/12/2023 19:22

    O te rafte pika ty dhe strategjise tende ...moj rrugace ...moj bordello...moj fshatare legjendare... moj moj cte te thuash ty se je per gjynah...

    Përgjigju
  • Likja: 13/12/2023 17:23

    Ik moj hajdute

    Përgjigju
  • Tahipi: 13/12/2023 16:22

    Mona ti bashk me liken e keni nji qeli me 5 yje per vjelljet qe keni bere dhe beni

    Përgjigju
  • vjola: 12/12/2023 14:23

    Burgun e ke te siguret...jeni familja me e urryer ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • agim: 12/12/2023 13:41

    Ti je hajddutja e 4 qe ke rjepur popullin shqiptare per 30 vjet dhe thua do shkrihen......... nese behet si thoni ju u shofte ai vende,nese fillon pune SPAK ju e keni vendin ne burg me denim te perjetshem,ishalla nuk eshte gjyqtare Olldashi

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-ISH KOLONEL: 12/12/2023 11:34

    MonaÇizmja po i bën KARSHILLËK SPAK+GJKKO,Pasi Ato nxorën nga burgu MALLTZIN E SALIUT DHE' SALIU NUK KA SHKUAR 3 HERË NË GJKKO..! -SPAK nuk po tregon pasurinë e sekuestruar pasurinë e LikeMONËS,pasi jan të TREDHUR nga Sb 92 që drejton KRIMINELËT,OLIGARTËT.. në Shqipëri në 33 vite.

    Përgjigju
    • Vlora: 13/12/2023 21:41

      Per Shqiperine do jet dit feste kur kjo plera me kryemaskarain e LSI te zhduken nga politika

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë