TIRANE-Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar sërish vendimin e Gjermanisë për t'i dhënë dritën jeshile Shqipërisë për negociatat. Pavarësisht vendimit të Berlinit, që është një hap mjaft pozitiv, Kryemadhi mendon ndryshe duke e cilësuar si një semafor të kuq për Edi Ramën.
"Bundestagu gjerman miratoi ditën e djeshme rezolutën për Shqipërinë. Një rezolutë që jep një pamje të qartë të realitetit shqiptar, krizën në të cilën po kalon vendi si dhe nevojën emergjente që Shqipëria ka për të zgjidhur disa çështje që janë thelbësisht prioritare. Gjermania ka mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme interesat e Shqipërisë dhe ka mbështetur aspiratën evropiane të popullit tonë. Kjo pasqyrohet qartë në vullnetin pozitiv të shprehur në votimin e djeshëm. Maqedonia e Veriut shkon e sigurtë drejt bisedimeve për anëtarësim, ndërsa Shqipëria vendoset përballë sfidave që e kanë stërmunduar prej vitit 2016, kur u mor edhe rekomandimi i parë pozitiv.
Nëntë kushtet e vendosura nga Bundestagu për hapjen e negociatave janë një semafor i kuq për Edi Ramën, pasi flasin qartë për kapjen e Sistemit të Drejtësisë, për krizën kushtetuese dhe institucionale, pandëshkueshmërinë e blerjes së votës dhe intimidimin e votuesve, si dhe paligjshmërinë e procesit të votimeve të 30 qershorit, ku Edi Rama vendosi ta kthejë Shqipërinë në një sistem monopartiak, duke synuar zhdukjen e pluralizmit politik".
Kryetarja e LSI-së shprehet pro dialog me shumicën e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, por që sipas saj të jetë gjithpërfshirës dhe transparent. "Sot nuk është momenti i dekoratave si ato të 2018-ës, as për shampanjë apo euforizëm politik. Tani është koha ku gjithsecili nga ne duhet të marrë përgjegjësi përballë sfidave reale të vendit dhe përballë qytetarëve. Nëse duam vërtet që negociatat të çelen vitin që vjen, atëherë duhet të ndalim një herë e mirë propagandën politike dhe t’i japim qytetarëve shansin për një Shqipëri evropiane.
Vullneti i mire i Gjermanisë për negociatat nuk do të thotë çelje e tyre e menjëhershme, por do të thotë shans që shqiptarët të ndërtojnë shtetin e së drejtës dhe Shqipëria të plotësojë minimumin e standardeve demokratike, në mënyrë që të jetë e denjë për të hapur negociatat me BE. Shqipëria evropiane është detyrimi ynë ndaj fëmijëve dhe të rinjve. Me përgjegjshmërinë, që duhet të kemi para tyre, kam shprehur prej kohësh bindjen e LSI-së për institucionalizimit e dialogut mes forcave politike në vend.
Jo dialog për interesa individësh dhe karrigesh të pushtetit, por dialog transparent për qytetarët, gjithëpërfshirës e të sinqertë në shërbim të shqiptarëve dhe që lehtëson hallet që rëndojnë mbi ta. Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë të jenë pjesë e Evropës së Bashkuar" përfundon Kryemadhi. Gjermania i tha "PO" Shqipërisë! Me 395 pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, parlamenti gjerman votoi pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian me dy kushtet. Shtate te tjera do zbatohen pas hapjes së negociatave.
GJERMANIA NA PRANOI NE EUROPE,,,,KURSE TY MONIKA TE THA DIL NE NDONJE SEMAFOR TE FTILLOHESH PAK...
PërgjigjuSemafor te Kuq sot ka vetem nje , LSI, semafor qe nuk do te behe i verdhe e jeshil asnjehere per te. Te Kuq, po jo semafor por Vize ka PD, qe do ti behet jeshil kur te mos jete me cuni Romes shkret...
PërgjigjuO kjo është bërë si NAFIJE Dybeku, që ka plagjiature diplomë, taman si Nafija e xha Brahos,,,
PërgjigjuNa shpife moj BA““ XHE“““ LLE
PërgjigjuA Monik na bere me zemer thame ku vate moj Se na thave syte pa ty nuk hajer krrkush qe vuan per seks... Se je e Pa pame lene politiken te meret si PALI burre qe ke e bere telef moj ja more dy pare shpirt qe ka... nejse
PërgjigjuO Monika lene semaforin e Kuq. Eja ke 21 dhjetori aty me ke... u freskua koha... Llapa pret
PërgjigjuHajde tani mos bej si e zgjuar. Futu ne radhe per nje se fillon mjelja.
Përgjigju