Kryemadhi-Ramës: Po preke
deputetët, sërish këpucë kokës

Kryemadhi-Ramës: Po preke<br />deputetët, sërish këpucë kokës<br /><br>
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të hajë sërish ndonjë këpucë kokës, nëse prek deputetët. E ftuar në emisionin ‘Repolitix’ të gazetarit Denis Minga, në Report Tv, Kryemadhi tha prerë se nuk do të lejojë të ushtrohet dhunë ndaj deputetëve apo që ato të gjakosen, duke paralajmëruar se opozita nuk do t’i ndalë protestat dhe se ajo do të përdorë sërish këpucët ndaj Ramës.

“Po goditi sërish ndonjë njeri, patjetër që do ketë ndonjë këpucë kokës. Po preku deputetët, do goditet sërish”, tha Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI foli për një sërë çështjes, duke u ndalur kryesisht tek aksioni i opozitës së bashkuar, që do të nisë në janar, ku siguroi se protestat nuk do të ndalen dhe se do jenë demokratike. Kryemadhi kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi sipas saj, zgjedhjet e 25 qershorit ishin të blera, që shënuan dhe majën e ajsbergut.

Sa i përket bashkëpunimit me kreun e PD, Lulzim Basha, Kryemadhi foli për një marrëdhënie dhe koordinim mjaft të mirë mes tyre, dhe se po përgatiten për lëvizjen e janarit, duke shtuar se opozita është në një moment kolaudimi.

“Zgjedhjet e 25 qershorit janë maja e Ajsbergut, vetë ne opozita ishim të papërgatitur, ndaj dhe duhet t’i mendojmë hapat për të mos gabuar. Protesta ne do të bëjmë, do shohim kur do të hapet seanca plenare, do shohim kur do jetë data më e mirë, temat. Çdo lëvizje është e koordinuar, Basha ka qenë në Lezhë, unë në Skrapar, sigurisht që i koordinojmë të gjitha lëvizjet. Jemi në një moment kolaudimi të opozitës, e kemi të nevojshme”, theksoi kryetarja e LSI. 

Monika Kryemadhi komentoi dhe marrëdhënien me Presidentin Ilir Meta, teksa tha në studion e Report Tv se nuk flet fare me të për politikë, por vetëm për fëmijët. Ajo nuk harroi dhe kritikat ndaj bashkëshortit të tij, ku gabimin më të madh të tij renditi faktin që bëri Ramën kryeministër.

"Varet nga koha. Në momente të caktuara ka marrë vendime të caktuara. Vendimi më i mirë ishte themelimi i LSI dhe më i keqi që bëri Ramën kryeministër", shtoi kryetarja e LSI.

Intervista në Report Tv e Monika Kryemadhit

Rama iu ka ngacmuar sot me një batutë, cili është komenti juaj?

Unë them se duhet të dalim nga debati i batutave. Koha e batutave të Ramës ka ikur, nuk është modern sa ka qenë, kur merrej me publicitetin e Nanos dhe Metës. Tani ti lerë batutat dhe të merret me problemin e naftëtarëve, t’u japë pagat. Të luftojë korrupsionin dhe të ndalojë eksodin e shqiptarëve drejt Europës. Ti lemë batutat dhe të mendojmë për 2018, që të jetë një vit sa më i mirë për shqiptarët.

Mund të na e shpjegoni batutën për Avni Rustemin...
Unë kam thënë që drejtësinë shqiptarët e vendosim kudo, në Paris në Tiranë...

Në Paris u vendos me plumb?
Njëra, pasi janë vendosur edhe drejtësi të tjera që kanë pasur lidhje me shqiptarët si Konferenca e Parisit

Ju distancoheni nga drejtësia si e Avni Rustemit?
Unë distancohem nga dhuna, por mos kujto se shqiptarët ta lënë mangët. Mos harrojmë 1992 apo 1997, por nuk do të doja një përsëritje të 1997.

A mund të jetë 2018 një vit shpërthimi?
Njerëzit kanë filluar të ndërgjegjësohen, përfshirë edhe socialistët. Shteti është në duart e një kupole të korruptuar. Pas Vitit të Ri mund të bëni një investigim përmes lokale, sa para kanë shpenzuar shqiptarët dhe cfarë është ngrënë....

Rama tha se PS merr 78 mandate nese zgjedhjet zhvillohen të dielën...
Meqë është kaq i sigurt le të japë dorëheqjen dhe të shkojmë në zgjedhje, por kam frikë se Rama nuk pranon. Opozita po bërtet që të shkojmë në zgjedhje se e dimë realitetin dhe këtë duam. Kam hall se mos i del Veliaj Ramës më lart...

Ai ka thënë se ju nuk jeni si Ilir Meta, nuk e mbani fjalën...
Normal. Veliaj dhe Rama janë mësuar me Metën duke u ulur dhe bërë kompromise. Iku ajo kohë, marrëveshjet nuk duhet të jenë më politike, por institucionale. Këto lloj marrëveshjesh na kanë sjellë këtu ku jemi ne. Për hir të marrëveshjes dhe fjalës, Ilir Meta nuk foli në publik për kanabisin. Politika duhet të jetë më e hapur për qytetarët. Meta ka bërë gabime shumë të mëdha me tolerancën e treguar

Darka e Lalëzit mund të quhet gabim?
Po, pasi duhet të ishte bërë transparente marrëveshja. Unë sot nuk e di atë marrëveshje. Meta marrëveshjen e firmosur e ndau vetëm me Vasilin dhe një grup të ngushtë të tij dhe nuk e ndalu me kryesinë e partisë ...

As me ju?
Jo. Mos mendoni se burrat ua tregojnë të gjitha të vërtetat grave. Kjo ishte edhe një nga pikat e dobëta në lidhje me marrëveshjen me PS. Nuk e kam lexuar marrëveshjen dhe nuk më intereson tani, pasi është një gjë e shkuar

Rama e ka përdorur shpesh cështjen e çizmes...
I ka dhembur...

Ju nuk e goditët?
E shpëtoi bodigardi, pasi i ndryshoi drejtimin

Edhe Presidenti e dënoi...
Ai ka mendimin e tij, unë timin. Ishte një seancë e mbyllur. Unë nuk mund ta pranoja kurrë reagimin e tij kur pash deputeten e gjakosur. Pjesa që i dhemb më shumë është guximi që unë pata, pasi ai nuk ka parë gjë akoma

Do ta godisni sërish?
Shteti nuk është i Ramës, është edhe i juaji. Nuk i kanë shpatullat aq të forta sa për të mbajtur një pushtet të tillë. Tahmaja e madhe të lë pa gjë...

Rama thotë se keni frikë nga drejtësia?
Po ç’frikë kam unë. Unë nuk kam firmosur asnjëherë në jetën time. Nuk kam punuar asnjëherë në shtet...

Keni frikë nga reforma?
Fare. Ua kam thënë edhe ambasadorëve, unë nuk kam punuar asnjëherë në shtet. Rama që në 1998 dhe ka dosje pa fund në prokurori, që janë mbyllur. Por një ditë do të përballesh. Llalla ia pushoi cështjen e Gjiknurit dhe Beqajt

Por u krijua perceptimi që ju e mbrojtët Llallën?
Për cfarë se mbylli çështjet?

Keni besim te kjo grua?
Me vjen keq që u përdor politikisht. Më vjen keq, betimin mund ta bënte në një seancë tjetër. Nuk ishte problemi te Arta Marku, pasi është një zonjë e nderuar. Momenti që ti shkel kushtetutën, pse duhet të ishte ky panik i madh. Ne ndenjëm 8 muaj me këtë Avokat Populli apo sa gjyqtarë ka që u ka mbaruar mandati dhe vijojnë....Hajde edhe bëjë një ditë më vonë. Nuk e kishte as në rend dite, e kishte të enjten. Vettingu është ngritur, pse nuk ia bënë zonjës, por ia bëri Cuci, Manja dhe Hysi. Kjo zonja shumë mirë që u zgjodh, por pse nuk iu bë Vettingu. Zonja duhet të jetë shumë e kujdesshme. Ajo po bashkëpunon me njerëz shumë të rrezikshëm, që përfaqësojnë rilindjen, paratë me të cilat janë zgjedhur këta deputetë dalin te dosja Habilaj. Duhet të ketë shumë kujdes. Ajo mund të thoshe nuk pranoj të betohem në këtë seancë...

Cfarë do të ndryshonte?
Devotshmërinë partiake

Po lëvizjet e fundit si i shikoni?
Janë punët e saj. Nuk kam besim te drejtësia në Shqipëri, pasi jam e bindur se lufta po bëhet për t’i hequr një pronar dhe për t’i vendosur një tjetër. Ne e votuam reformën për ta zgjedhur prokurorin me KLP dhe 84 vota, por....

Prokurorja është e përkohshme...
Nuk e dimë përsa kohë do të jetë prokurorja e re, pasi gjërat po bëhen të paparashikueshme. Po të duash të merresh me Kushtetuesen, e para nuk ka numra, pasi disa u ka mbaruar mandati dhe e dyta hajde se nuk duam të prishim reformën që vetë e kemi votuar, pasi e rrëzon.

Keni fatin që e njiheni mirë Ramën...
Jo vetëm atë, por të gjithë. Edhe Nanon, Metën, Majkon, Berishën dhe të gjithë këta kryeministria. Këta mund të kenë pasur gabime, por kurrë nuk kam parë të ulet në tavolinë me një kriminel

Me kë?
Me të gjithë, në cdo qark. Me komandantin e bandës që ushtronin dhunën dhe policia e mbronte nga pas. Por nuk mund të jetë kryetari i një shteti që të rrijë me banditët

Por ka mbështetje ndërkombëtare?
Ne sot ekzistojnë falë Amerikës, por ky që ishte më pro amerikani i nguli thikë pas shpine edhe ambasadorit me votën në OKB...

Por ai nuk ka reaguar?
Nuk është në Shqipëri. Por ky më e pakta ishte të abstenonte

Si e konsideroni letrën e Metës?
Meta e nxori zbuluar Ramën me këtë letër. Të jesh i bindur që ca ditë në SHBA i bëri lobingjet, sepse kemi ca miq të përbashkët hebrenj.

Më kë është takuar në SHBA?
Ka bërë botox dhe potox. Nuk ka asgjë të keqe se të kthjellon mendjen

Keni komunikim me Ramën?
Nuk kam frikë të përballem as me Ramën dhe as me njeri. Ia kam bërë bllok telefonin se nuk e duroj kur fillon e bën mesazhe të gjata. Ai është shok i mirë për muhabet nëpër tavolina... Ai atë do ti kalojë ligjet për 5 minuta, që të mos ketë ndonjë këpucë kokës. Pasi e urren debatin, parlamentin dhe argumentin.

Nuk besoj që do të kemi prapë mundësi për ta qëlluar?
Po goditi njeri ai prapë ta bëjë me gjak. Po pa fund, si do të ndaloj unë. Të godasë ai deputetët?

Nuk e goditi ai?
Ai dha urdhër...

Skena e pensioneve?
Kujdesni nga skemat bolshevike dhe populizmi i tepruar që kemi marrë. Meta më mori dhe më tha ‘ca i kishe ato dy fjalitë e fundit?’.

Meta ma ka mbyllur gojën gjithmonë. Madje kur ishte çështja e plehrave, organizoi një darkë me një ambasadore, që unë të mos isha në sallë, sepse e dinte që do votoja kundër. Dhe nuk mora pjesë, ka votuar Përparim Spahiu që abstenoi.

Do ja bëni kritikat Metës sërish?
Unë mendoj që Meta siç ka vlerat e veta në politikë, ashtu ka dhe gabimet.

Gabimi më i madh në politikë i Metës?
Varet nga koha. Në momente të caktuara ka marrë vendime të caktuara. Vendimi më i mirë ishte themelimi i LSI dhe më i keqi që bëri Ramën kryeministër.

Keni paralajmëruar me opozitën disa mënyra për të bërë aksionin e fortë opozitar, keni një ide të qartë?
Ne jemi në hartimin e një strategjie, protestat do të vazhdojnë. Çdo ditë e më shumë njerëzit po bëhen më të pakënaqur, madje dhe vetë socialistët. Njerëzit po hiqen nga puna pa arsye. Nuk mund të hiqen njerëzit që kanë 20 vite në punë. Ai do të kënaqë servilët, bandat dhe grupet e familjarët rreth tyre, por shqiptarët do të kenë gojë shumë shpejt, ashtu siç kanë sy e vesh. Edhe ne si opozitë ishim të papritur për ngjarjet që po ndodhin në jetën politike.

Zgjedhjet e 25 qershorit janë maja e Ajsbergut, vetë ne opozita ishim të papërgatitur, ndaj dhe duhet t’i mendojmë hapat për të mos gabuar. Protesta ne do të bëjmë, do shohim kur do të hapet seanca plenare, do shohim kur do jetë data më e mirë, temat. Çdo lëvizje është e koordinuar, Basha ka qenë në Lezhë, unë në Skrapar, sigurisht që i koordinojmë të gjitha lëvizjet. Jemi në një moment kolaudimi të opozitës, e kemi të nevojshme. 

Kjo sjelle është e njëjtë edhe për PD?
Absolutisht

Nëse nesër do bëheshin zgjedhjet koalicioni PD-LSI do ishte i konsoliduar?
Është akoma shumë shpejt për të folur. Situata në vend do të lëvizë shpejt. edhe dje kur Rama kërcënoi hapur deputetët e tij, unë them që gjërat në Shqipëri do të lëvizin shumë shpejt. presim që komisioni i Reformës Zgjedhore do të nisë punën. Ne do shohim si do të ecet me këtë reformë, është shumë e rëndësishme.

A mundeni ju LSI dhe PD të mbani situatën nën kontroll, sepse faktori ndërkombëtar është kundër dhunës?
Mos u shqetëso për faktorin ndërkombëtar. Unë nuk i besoj ndërkombëtarët, ata nuk punojnë për qeverinë tonë, por për qeveritë e tyre dhe nuk mbajnë përgjegjësi për atë që ju ndodh shqiptarëve.

Ja thatë këtë Lu?
Unë i thash çfarë mendoja unë. Ai u tregua shumë korrekt me mua. Edhe ambasadori është koshient për këtë situatë dhe ai vetë ndjehet në një sitautë të pasigurt në Shqipëri. Reforma në Drejtësi do të subvencionohej nga SHBA, rreth 47 milionë dollarë. A mos ndoshta votimi në OKB bën që SHBA të heqë dorë nga kjo ndihmë?

Nuk përjashtoni protestat e forta në janar?
Ndërkombëtarët vijnë dy vjet, mbarojnë statusin e tyre, kthehen në vendin e tyre me përshtypjet më të mira për shqiptarët dhe përshtypjet më të këqija për politikanët. Gjithmonë kemi krijuar një klasë politike, e cila tërhiqet, kërcënohet, frikësohet. Unë them ‘beso në Zot, mos shkel ligjet dhe je në rregull’.

E keni ndarë mendjen për protestat?
E patë si u trembën dje nga naftëtarët. Uroj t’ju jenë hedhur pagat, se janë njerëz me halle. Me aq pak u tërhoq, imagjino po të kesh me qindra-mijëra njerëz, që ju ka ardhur në majë të hundës.

A do i mblidhni qindra-mijëra?
Ne nuk do t’i marrim me zor, unë e quaj opozitën të çohesh një orë para Ramës dhe të flesh një orë pas tij.

Kontrolloni lëvizjet e tij?
Po sigurisht këtë ka opozita, të kontrollojë çfarë bën qeveria.

Protesta të forta?
Do jetë brenda rregullave demokratike.

Mandati i Rehovicës?
Nuk do të lejojmë kurrë të viktimizojnë njerëzit tanë. Ai nuk është ndaluar, është shoqëruar për një dëshmi dhe tjetra ka qenë student. Kur je student në Romë dhe kur jep shenjat e gishtave, gjërat e tjera janë të tepërta. Ka dy vjet që për çfarë nuk e kanë akuzuar dhe për trafik droge në Zvicër, edhe pse nuk ka qenë kurrë.

Do ta mbroni në KQZ?
Në momentin që Rehovica bën prezente faktet dhe nëse Prokuroria nuk ka depozituar asnjë lloj shkrese pa argumente, fakte, sigurisht që do ta mbrojmë, jo vetëm atë, por çdo njeri që kërkohet të përdhoset dhe përbaltet.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit, ju dhe PD votuat buxhetin është non sens?
Këshilltarët më pyetën dhe më thanë ‘çfarë mendimi ke për buxhetin, unë ju thashë që nuk kam mendim, sepse nuk e njoh, por ju e njihni’. Ata thanë që në buxhetin janë përfshirë ato që janë kërkuar, për hir të së vërtetës mënyra si menaxhohet, kanë pasur gjithmonë marrëveshje këshilltarët  në Elbasan. Kanë funksionuar duke zgjidhur problematikat në zona të caktuara. Kryetari i këshillit është i LSI, është profesori Altin Idrizi, i cili është shumë korrekt.

A është Veliaj kundërshtari i dytë pas Ramës?
Jo, ai është kryetar bashkie. Ne komshinj jemi prapë. Unë jam kaq e hapur për të thënë ‘mirëmëngjes’, ‘mirëmbrëma’, por në politikë nuk ndaloj. Unë e bëj debatin tim në parime, nuk e kam personal. Politik e kam dhe me Edi Ramën. Meta nuk mësoi as në 2007 me Ramën, as më 2008, e provoi sërish më 2017. Në momentin që Rama firmos që ikë nga kryeministër, unë jam e gatshme t’i hapim rrugë Shqipërisë të hyjë në BE.

Berisha për djegie mandatesh?
Ka disa qëndrime, edhe ne në LSI kemi disa që mendojnë për djegie mandatesh, si Spahiu, Manjani. Unë mendoj që kjo nuk është zgjidhje, por i jep mundësi Ramës të bëjë një statuskuo të vetën.

Ke ambicie për të qenë një ditë kryeministre?
Fare, nuk më pëlqen fare.

Pse, është pushtet i madh?
Po siç mund të jesh lart, mund të biesh dhe poshtë.

Ta ka lënë Meta?
Meta ja la Vasilit, ishte ky që këmbënguli ta merrja unë dhe marrëveshja ishte që ‘Meta mos më ndërhyjë’. Unë dhe Meta nuk flasim fare për politikë. Ato minuta që kemi mundohemi t’i lëmë për fëmijët. Unë e kam frikë pushtetin, sepse rrethi yt apo interesat e njerëzve përreth mund të të verbojnë. Gjithmonë, ministrat kanë qenë viktima të këtij tubimi. Të qenurit kryeministre nuk mendoj se të bën të veçantë, vetëm të shton disa servilë.

Do t’i bëni dhuratë Ramës?
Unë i bëj thirrje Ramës të ikë nga qeveria, t’ia lërë ndonjë socialisti, 2018 ta kthjellojë.

Ndonjë dhuratë, ndonjë palë atlete?
Ka njerëz sa të dojë rreth e qartë që i bëjnë dhurata, ka më shumë nevojë për mbështetje shpirtërore, që do ta gjejë po të ikë nga qeverisja.

Ku do t’i kaloni pushimet?
Ne nuk bëjmë pushime, do flej vetëm gjumë. Ju kam thënë fëmijëve ‘harrojeni që do ju gatuaj, do ju shërbejë’. 

Xh.F/dy.b.d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte (EMRI)

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte (EMRI)