'Të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm', Kryemadhi shpalos dy pikat: Buxhetimi i grave dhe vajzave kandidate dhe konflikti i interesit

 

Monika Kryemadhi mbajti fjalën e saj në Konventën e Partisë së Lirisë.

Ndryshe nga herët e tjera, në fjalën e saj Kryemadhi thjesht sa shpalosi dy propozimet e saj për ndryshimet statutore që lidhen me buxhetimin e grave dhe vajzave që do jenë kandidate të PL-së në Këshilla bashkiakë dhe për deputete dhe propozimin e konfliktit të interesit.

Kryemadhi nuk bëri kësaj rradhe asnjë koment politik.

'I qëndroj fort dy propozimeve të mia, për buxhetimin e buxhetit të grave kandidate për deputet dhe këshill bashkiak. E nevojshme për gratë dhe vajzat jo vetëm në PL. Sot ku gjendemi përballë krimit, për një grua është e vështirë për të kandiduar. Propozimi është bërë për 30%, po të jetë vullneti të çohet edhe 50%-70% do jetë mirë. Jam partizane e buxhetimit në varësi të numrit grave dhe vajzave në listën e kandidateve për deputete dhe këshill bashkiak. Të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm. Në parti ka të bëjë meritokracia. Në pushtet vendoset me emërim, emëron kryetari jo në parti. Edhe në PL ka ardhur koha, i shtoj pikën e konfliktit të interesit. Anëtari i PL nuk mund të propozoj individ që ka konflikt interesi, që përfitojnë prej njëri-tjetrit. Ky rregull zbatohet edhe individët e PL që do të propozojnë në pushtetin legjislativ. Ju ftoj të votoni të lirë. E rëndësishme të votoni atë që është më e mirë PL për ta forcuar dhe strukturuar', tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Konventa e PL-së, Meta zgjidhet presidenti i partisë, largon Kryemadhin! Sulmon ndërkombëtarët! Kam shkollën e Ramizit, Nanos e Berishës! Në mbrëmje i shkon Saliut poshtë ballkonit


G.K//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë