Kryemadhi si Basha: Do mbështesim energjinë e gjelbër dhe këdo që përdor panele diellore! Do ulim koston e karburantit me 20%

Kryemadhi si Basha: Do mbështesim energjinë e gjelbër dhe këdo që përdor panele diellore! Do ulim koston e karburantit me 20%

Monika Kryemadhi

Ndërsa na ndajnë më pak se 2 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi vijon premtimet elektorale dhe këto të sotmet ngjajnë me ato të kreut demokrat Lulzim Basha. Kryemadhi ka theksuar se do të mbështesë energjinë e gjelbër dhe këdo që përdor panelet diellore për përdorim shtëpiak.

“Shqiptarët jetojnë në një vend të bukur dhe të bekuar nga Zoti, me malet fisnike, me fushat, detin e ajrin si askush tjetër. Por keqshfrytëzimi dhe papërgjegjshmëria e kanë ndotur mjedisin duke e bërë shpesh të rrezikshëm për jetën e njerëzve dhe një mundësi të munguar për turizmin. Ne do të mbrojmë dhe kthejmë në normalitet ambientin, tokën, ujin dhe ajrin nga ndotja e nga zhvillimi industrial i papërgjegjshëm. Ne do të mbështesim energjinë e gjelbër dhe këdo që përdor panelet diellore për përdorim shtëpiak”, tha Kryemadhi.

Në vazhdën e premtimeve ajo thekson se do reformojmë standartet e ruajtjes së energjisë në ndërtim dhe ato antisizmike, si dhe do të ulë koston e karburantit me rreth 20%, duke hequr taksën e qarkullimit.

“Do të reformojmë standartet e ruajtjes së energjisë në ndërtim dhe ato antisizmike, që t’i bëjmë ndërtesat më të sigurta dhe më pak të kushtueshme për shqiptarët. Do të vendosim një kontroll rigoroz për cilësinë e karburanteve dhe do të realizojmë një ulje të ndjeshme të kostos së tyre në rreth 20 % duke hequr taksën e qarkullimit. Ne e mbajmë fjalën”, shtoi ajo.

Në një takim me bizneset në Durrës Basha ka premtuar se do subvencionojë energjinë diellore.

"U bëra të qartë sipërmarrësve dhe specialistëve të pranishëm se ne do të lehtësojmë taksat mbi prodhimin e paneleve diellore dhe do të taksojmë importin e paneleve të gatshme që vijnë nga jashtë. Jo vetëm kaq, por do të subvencionojmë eksportin e tyre. Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet dhe burimet për t’u bërë eksportuese dhe vend lider në energjinë e rinovueshme në rajon", tha Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raul: 28/02/2021 11:45

    Doli Nafije fallxhorja, Sudja e perralles me 5 pika per te bere premtimin e radhes. Por me qesharakja ishte premtimi per te rimbursuar 5 % te fatures se shpenzimeve per qytetaret qe eshte genjeshtra me e madhe ne histori. Genje Sude genje, po sa do vjedhesh e thua . Na duhen leke per Sashen ne Lalez. Me 25 prill leshelija per skrap

    Përgjigju
  • eli: 28/02/2021 09:57

    Une do votoj kryemadhin se kjo do i jape 200 milion dollare bujqesise,ndersa basha vetem 100 milion.Nqs ka ndonje nga partite e tjera te vogla qe jep 300 milion dollare,do votoj ate.Ankandi eshte i hapur deri ne 24 prill.

    Përgjigju
    • robi: 28/02/2021 11:47

      Une do votoj Vokshin e pd se se ajo ka premtuar se do jape 300 milion per bujqesine. Kurse Grigja Suma ka premtuar se do jape 400 milion per bujqesine por nuk e besoj.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor