Monika Kryemadhi ka gjetur një mbështetje të veccantë në këtë fazë të jetës së saj, e cila i ka ardhur nga Shoqata e Grave të Divorcuara të Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-bashkëshortja e Ilir Metës, thotë se ato i kanë shprehur shqetësim për gjuhën që përdoret ndaj saj pasi tashmë nuk ka një funksion publik.

Kryemadhi thotë se tani është e divorcuar dhe e papunë, ndaj kërkon veçse të jetojë jetën e saj, ndërsa e ka përmbyllur me një mesazh inkurajues për gratë e vajzat.

"Të dashur miq, sapo mora një deklaratë mbështetëse nga Shoqata e Grave të Divorcuara të Tiranës, të cilat janë në një numër shumë të madh, mbi 45 mijë.

Ato janë shumë të shqetësuara për gjuhën dhunuese psikologjike që bëhet ndaj meje, sepse unë nuk jam as ministre, as kryeministre, as deputete, as poliikane dhe as grua politikani.

Unë jam një grua e divorcuar, jam e papunë dhe kërkoj të jetoj jetën time dhe nuk lejoj askënd që të më bjerë në qafë mua dhe familjes time. I dua dhe i përshëndes të gjitha gratë e divorcuara. Qëndroni të forta", shprehet ajo.