Kryemadhi sulmoi Komisionin Hetimor për Inceneratorët, PD: Partia e re e ‘Non Gratave’ është bërë bashkë për të mbrojtur ministrat që do shkojnë në burg

Kryemadhi sulmoi Komisionin Hetimor për Inceneratorët, PD: Partia e re e ‘Non Gratave’ është bërë bashkë për të mbrojtur ministrat që do shkojnë në burg

Selia e PD

TIRANË- Sot kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sulmuar Komisionin Hetimor për Inceneratorët, por e menjëhershme ka qenë reagimi i Partisë Demokratike që e sulmon se po bëhet palë me të korruptuarit.

Duke e quajtur LSI si “Partia e re e Nongratave të shpallur dhe të pashpallur” PD-ja thotë se ato janë të shqetësuar nga e vërteta që do të nxjerrë ky Komision , prandaj sipas tyre kanë nisur që të mbrojnë ministrat dhe zyrtarët që shumë shpejt do ë ketë fatin e Lefter Kokës.

"Partia e re e Nongratave të shpallur dhe të pashpallur, doli në mbrojte  të vjedhjes me aferën e inceneratorëve. Sulmon Komisionin parlamentar

Non grata të shpallura dhe të pashpallura, janë bërë bashkë në mbrojtje të korrupsionit të inceneratorëve, dhe në mbrojtje të ministrave e zyrtarëve që pritet të shkojnë në burg. Komisioni hetimor ka nxjerrë para shqiptarëve të vërtetën e madhe se si janë vjedhur miliona euro me bekimin e Edi Ramës.  Komisioni hetimor po fakton çdo ditë me dokumentete përfshirjen e ministrave dhe ish ministrave. Kjo si duket ka shqetësuar shumë ortakët e tyre nga partia e re e Ilirit dhe Nongrates.

PD do vazhdojë ta bëjë detyrën e saj, për të zbardhur me fakte se si janë vjedhur shqiptarët dhe kush ka përfituar nga kjo vjedhje. Inkurajojmë SPAK të veprojë pa humbur kohë e te çojë para drejtësisë, urdhëruesit, abuzuesit, shpërdoruesit dhe përfituesit e 430 milion eurove të marra nga xhepat e shqiptarëve.

Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të këtë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit", shkruan PD.

Kryemadhi sulmoi sot Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku tha se kanë marrë vendim 'skandaloz' për të mos marrë në pyetje komisionin që vendosi për dhënien me koncesion të  inceneratorit të Elbasanit. Ajo tha se është qesharak arsyetimi për marrëveshjen me SPAK për ruajtjen e sekretit hetimor, duke theksuar se ky Komision do të përfundojë thjesht me dëshmitarë që nuk dëshmojnë apo nuk do mbajnë mend se çfarë ka ndodhur.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!