Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka sulmuar sërish ambasadorët. Ajo u kërkoi që të mos fusin hundët në punët e brendshme, ndërsa disa prej përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare i cilësoi si injorantë. Në datë 21 mars, Kryemadhi lëshoi akuza të forta në drejtim të ambasadorit të OSBE-së ku tha se "unë nuk përgjigjem për njerëz të cilët e shikojnë Shqipërinë si parajsë të seksit dhe parasë", ndërsa sonte kishte edhe një paralajmërim për Bernard Borchardt.
"Ai (Bernard Borchardt) ka probleme këtu, duhet të jetë shumë i kujdesshëm se po ti bëhet vettingu atij dhe ndonjë tjetri nuk dihet si del. Shqiptarët nuk janë qen dhe mace dhe të bëjë si të gojë ai, se këtu është buka dhe jeta e shqiptarëve, ai ikën dhe nuk e kthen më kokën pas.
Duhet të kenë kujdes ambasadorët kur flasin për shqiptarët se nuk janë Zot këtu. Meta, Rama dhe Basha e kanë tjetër gjuhën me ndërkombëtarët, ndërsa unë tjetër dhe do e coj deri në fund. Nëse këta ambasadorët që po bëjnë xhiron e velinave të parlamentit, pasi futja e hundëve në punët e një shteti dhe ngatërrimi me segmente anti shqiptare është shumë e rrezikshme.
Ndërkombëtarët janë bërë qesharakë këtu. Kam shumë miq që janë ambasadorë, që janë shumë të mirë dhe pozitiv, por veprimet e 2-3 njerëzve që janë emocionalë u prishin punë. Për vettingun kemi bërë propozime në ligj, por e kanë hedhur nuk e kanë pranuar. Njoftuam ambasadat, por të kthejnë përgjigje si intelektualë, kokrrat e injorantëve nuk kanë mbaruar shkollën akoma, këta që bëjnë si ekspertë të zgjuar shumë këta ndërkombëtarët" deklaroi Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
Kryemadhi: Pakti arrihet me lëvizjen e Ramës, kandidatët i zgjedhim me PD-në, ambasadorët injorantë mos fusin hundët
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8062
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor, 13:13
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor, 11:35
-
'Repolitix'/ Zaloshnja dakord me mbylljen e TikTok dhe Snapchat: U krijua nga Kina për të krijuar kaos në perëndim! Sefa: Jam për vendosjen e filtrave
20 Nëntor, 21:50
-
Sondazhi i Report Tv/ PS merr 9 mandate dhe PD me 5 deputetë në Qarkun e Elbasanit
20 Nëntor, 21:11
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, me letra false, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona, i afërm i Kryemadhit! U zbulua nga përgjimet (EMRAT)
20 Nëntor, 16:38
-
GJKKO sekuestron 2 vilat e Monika Kryemadhit dhe të ëmës tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë! Pjesë e hetimit për lobimin në SHBA e dosjen CEZ-DIA
20 Nëntor, 15:10
-
'Repolitix'/ A do lirohet Berisha? Idajet Beqiri: Nuk ka shans! Faik Basha: Gjykatat të kapura nga Sorosi! Dhuli: Do bjerë procedura dhe do ta lirojnë
19 Nëntor, 22:49
-
Vrasja e 14-vjeçarit/ Idajet Beqiri në 'Repolitix': Të dënohet dhe prindi për keqedukim! Kthupi: Shoqëri e dhunshme! Dhuli: Nxënësve sot do u gjesh hashash, thikë ose dorezë
19 Nëntor, 21:42
-
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas
19 Nëntor, 16:34